SHBA: 50 milionë dollarë për kapjen e bin Ladenit
14 Korrik 2007Reklamë
Pas vitesh kërkimi më kot të kreut të El Kaida-s Osama bin Laden senati i SHBA e ka dyfishuar në 50 milionë dollarë shpërblimin për kapjen e tij. Ndryshimi i ligjit parashikon që shuma të paguhet për kapjen dhe për të gjitha të dhënat që shpien në kapje. Prej zyrës kriminalistike amerikane FBI Osama bin Laden renditet si një nga terroristët më të kërkuar.