Serbi: Policia shpërdan me dhunë protestuesit në Novi Sad
6 Shtator 2025Xhandarmëria dhe njësitë operative të policisë në Serbi i shpërndanë me dhunë demonstruesit nga territori i Universitetit të Novi Sadit, sikurse njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA duke iu referuar televizionit të pavarur në Serbi N1.
Sipas këtyre njoftimeve forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës, shkopinjtë e gomës dhe granata me tym. Sipas njoftimeve të mediave ndërhyrja e policisë filloi, pasi persona të panjohur të mbledhur përpara godinës së fakultetit të filozofisë hodhën sende drejt policisë. Prej më shumë se një jave ky fakultet është kthyer në epiqendrën e demonstratave, pasi dekani i afërt me qeverinë nën mbrojtjen e policisë i detyroi studentët të largoheshin nga godina, që e mbanin të bllokuar prej nëntë muajsh.
Protestat studentore vazhdojnë prej një viti
Shkas për protestat u bë shembja e çatisë së sapo restauruaur në sheshin para stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor 2024.Si pasojë humbën jetën 16 vetë. Ekspertë të pavarur dhe opozitarë bën përgjegjëse për këtë fatkeqësi qeverinë për neglizhime dhe korrupsion.
dpa