Sekretari amerikan i mbrojtjes viziton sërish Irakun
16 Qershor 2007Reklamë
Bagdat: Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts (Robert Gates) udhëtoi sërish për një vizitë të paparalajmëruar në kryeqytetin irakian. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Bagdat ai do të flas edhe me kryeministrin Nuri el Maliki për të ashtuquajturin proces i pajtimit kombëtar. Gejts është i zhgënjyer me përparimet e bëra deri tani në këtë drejtim. Sipas informatave të gazetës 'Uashington Post' ushtria amerikane ndërkohë ka përfunduar përforcimin e planifikuar të trupave në Irak. Aktualisht SHBA-të janë të pranishme në Irak me 165 mijë ushtarë.