Sa të lira janë në të vërtetë Shtetet e Bashkuara?
9 Maj 2008Organizata amerikane Freedom House jep si të thuash çertifikata me nota për gjendjen e demokracisë në botë, duke i ndarë shtetet në tre kategori, të lira, pjesërisht të lira dhe shtete të shtypura. Evropa Qendrore, Australia Amerika veriore dhe pjesë të Amerikës jugore, në këtë hartë demokratike janë shënuar me të gjelbër. Kjo do të thotë- shtete të lira- ku ekziston pluralizmi politik, mediat e pavarura dhe respektohen të drejtat e njeriut. Një vlerësim të tillë e kanë marrë këtë vit 90 shtete nga 193 shtete të botës, ndër to natyrisht edhe Shtetet e Bashkuara. Por çfarë do të thotë në këtë rast natyrisht?
Sa liri dhe të drejta themelore janë injoruar nga qeveria Bush në luftën kundër terrorizmit?
Ish-ambasadori amerikan në BE dhe sot zëvendësdrejtor i Freedom House, Stuart Eizenstat mbi liritë dhe të drejtat në Amerikë: "Në punën tonë ne ndeshemi që nga rezervimi në këtë drejtim deri në largim të Shteteve të Bashkuara nga liritë dhe të drejtat e njeriut. Por po se ne duam të përhapim lirinë dhe demokracinë në botë, aletët tanë sigurisht që na pyesin nëse vendi ynë është pararoja e demokracisë dhe të drejtave të njeriut ashtu siç ka qenë në kohët e mëparshme."
Freedom House njihet si organizatë e pavarur, por financohet në masë të konsiderueshme nga qeveria amerikane
Megjithatë, - e kjo duhet kuptuar si shenjë e lirisë-, ajo u lejua të analizonte situatën e të drejtave të njeriut në vend. Analizat e Freedom House u publikuan së fundi në një libër "sa të lirë janë sot amerikanët", në prezantimin e të cilit u ftua edhe legjenda e gazetarisë, kritikuesja më e ashpër e Bushit, Helen Thomas: "Amerika në çështjet e lirisë nuk ka patur ndonjë imazh më të keq se sa sot. Për së paku sa kohë që unë mund të kujtohem. Dhe ne e kemi merituar këtë. Nuk mund t'ja sjellësh lirinë dikujt duke i mbajtur pistoletën në ballë. Apo si në Irak, përmes një lufte ilegale, të padrejtë dhe që nuk mund të justifikohet. Pasiviteti i Kongresit, mediat tona dhe qytetarët e thjeshtë janë bashkëpërgjegjës për atë që tek ne u dhunuan të drejtat e njeriut, pa pasur ndonjë britmë në opinion për këtë. Presidenti Bush ka thënë gjithmonë, ne nuk torturojmë, pastaj në një intervistë ai pranoi që ka miratuar përdorimin e saj. Situata nuk ka qenë kurrë më parë kaq e keqe sa sot. Më vjen turp këtë."
Guantanamo, Abu Greib dhe përgjimi i qytetarëve amerikanë apo burgjet e fshehta të CIA-s, janë shembuj jo aq dinjitozë për një politikë sigurie, e cila ndoshta mund të ketë penguar akte të reja terroriste në Shtetet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë ka kufizuar të drejtat e njeriut.