Rusia dhe Kina demonstrojnë forcën ushtarake
18 Gusht 2007Reklamë
Çebarkul: Përmes një manovre të madhe spektakulare Rusia së bashku me Kinën dhe disa shtete të Azisë Qendrore demosntruan forcën e tyre ushtarake. Në misionin anti-terror në Uralin jugor me avionë luftarak, artilieri dhe automjete të blinduara morrën pjesë gjithsejt 6000 ushtarë përveç tjerash edhe nga Kazakistani, Kirgistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani. Presidentët Vladimir Putin dhe Hu Jintao folën në Çebarkul për impulse të reja për një bashkëpunim më të ngushtë. Më parë të gjashtë shtetet në samitin e të ashtuquajturës 'Organizata e Shangait për bashkëpunim' patën rënë dakord për forcimin e luftës antiterroriste. Në adresë të Natos ka shkuar mesazhi që të mos përzihet në politikën e sigurisë në këtë rajon. Për manovrën ushtarake vetëm Moska ka shpenzuar rreth 60 milionë euro.