Rritja e popullsisë kërkon edhe rritje të prodhimit global bujqësor në botë & Më shumë se gjysma e gjermanëve duan kthimin e markës gjermane
8 Janar 2011Popullsia në botë deri në vitin 2050 do të rritet në mbi 9 miliardë, kështu që prodhimi global bujqësor do të duhej të rritej me 70%, në mënyrë që të garantohet furnizimi me ushqime, këto shifra janë kalkuluara nga Organizata Botërore e Ushqimit, FAO. Njëkohësisht ndryshimi i klimës përkeqëson kushtet e mjedisit për bimët bujqësore, kryesisht në rajonet, ku edhe sot është problematik sigurimi i ushqimeve. The Global Crop Diversity Trust, Fondi Botëror për Garantimin e Diversitetit të Kulturave, beson, se "paraardhësit e egër" të bimëve bujqësore mund të ndihmojnë për t' i bërë këto bimë rezisstente kundrejt ndryshimit të klimës. Në bashkëpunim me Royal Botanic Gardens në Kev të Anglisë, "Grupi i Konsulencës për Studimet Ndërkombëtare Agrare" dhe me një mbështetjhe financiare prej 50 milionë dollarësh amerikanë nga qeveria norvegjeze, "Trusti" ka nisur një fushatë, për të mbledhur dhe përdorur bimët fillestare. Për të mësuar mbi këtë projekt Irene Quaile bisedoi me Cary Fowler, drejtor i Global Crop Diversity Trust
Në një kohë që qeveria gjermane po punon me zell për krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm për përballimin e krizave, më shumë se gjysma e gjermanëve duan kthimin e markës gjermane. Gjemanët kanë frikë mendimi, se Gjermania mund të shndërrohet në një zjarrfikës në shpëtim të vendeve të zhytura në borxhe. Një vështrim nga Zhang Danhong
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi