Rrëzohet avioni pranë kryeqytetit amerikan Uashington
30 Janar 2025Nga një aksident i një avioni pasagjerësh me 64 persona në bord dhe një helikopteri ushtarak amerikan pranë aeroportit të kryeqytetit amerikan në Uashington, SHBA, ka raportime për persona të vdekur. Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth foli për një aksident "absolutisht tragjik". FBI. që ka marrë hetimet në dorë, bëri fjalë, se nuk të dhëna për kriminalitet apo terrorizëm. Avioni u rrëzua në një lumin Potomac. Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), avioni ishte i tipit Bombardier CRJ700 i American Airlines që vinte nga Wichita, Kansasi. Shoqëria ajrore i tha CNN se në bord ishin 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Temperaturat e akullta vështirësojnë aksionin e shpëtimit
Kurse një zëdhënës i ushtrisë amerikane konfirmoi se helikopteri ishte një variant Sikorsky H-60, Blackhawk. Sipas një zyrtari të qeverisë amerikane, brenda kishte tre ushtarë. Meqenëse politikanët dhe zyrtarët e lartë ushtarakë udhëtojnë shpesh me helikopterë mbi kryeqytetin amerikan, zyrtari e bëri të qartë se në bord nuk kishte asnjë person të njohur. Helikopteri ishte duke kryer një fluturim stërvitor. Sipas raportimeve të mediave amerikane, duzina trupash të pajetë janë nxjerrë nga lumi pranë aeroportit, në media flitet edhe për persona të shpëtuar, po nuk ka ende konfirmime deri të enjten në mëngjes sipas orës evropiane.
la/ag