Rikthehet kriza politike në Tiranë
28 Dhjetor 2006Mazhoranca priti mbrëmë opozitën për të marrë pjesë në punimet e parlamentit për të filluar realizimin konkret të kompromisit të arriur në parim për zhbllokimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale 2007, por opozita nuk mori pjesë. Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli shpalli pas disa orë pritjesh mbylljen e seancës duke u shpreh se opozita nuk ju përgjigj ofertës së mazhorancës.
Ndërsa opozita si shkak për dështimin e seancës së mbrëmshme dhe rikthimii të krizës përmend mosmarrëveshjen mes mazhorancën për çertifikatat e veçanta që do të përdoren nga zgjedhësit si çertifikata identifikimi gjatë votimit.
Ekspertët e mazhorancës nuk i dhanë asnjë përgjigje opozitës për një draft lidhur me elementët e sigurisë së këtyre çertifikatave. Në vend të kësaj përgjigjeje mazhoranca paraqiti një draft të sajin, gjë që e ka lënë të pakënaqur opozitën në Shqipëri.
Deputeti socialist Blendi Klosi thotë se mazhoranca vazhdon të mbesë në qëndrimin e saj, për mosndryshimin e çerfitikatave. As në vlefshmërinë e tyre për tremujorëshin e fundit, as bërjen e çertifikatave të posaçme, as kontrollin e shpërndarjes së çertifikatave, as vulë të posaçme për çertifikatat. Ndërsa për shtyrjen e datës së zgjedhjeve nga 20-janari në fund të shkurtit 2007, kompromisi politik konsiderohet i arritur, ngec ai për çertifikatat.
Blendi Klosi i socialistëve thekson se opozita kërkon kompromisin politik përsa i përket problemit të çertifikatave, kompromis, i cili është kërkuar nga raporti i OSBE-ODHIR-it, që pas zgjedhjeve të 3.korrikut.
Situata është bërë më e vështirë nga refuzimi zyrtari i ODHIR-it ndaj kërkesës së opozitës për të luajtur rolin e ndërmjetësuesit mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me çertifikatat e gjendjes civile dhe elementët e sigurisë së tyre, për të mos qenë burim manipulimi i zgjedhjeve lokale 2007.
ODIHR-i e konsideron këtë çështje jashtë kompetencave të tij.