Reagon opozita në Tiranë pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj
16 Mars 2006Kërkesa e opozites per hartimin e një rezolute të tillë është në vijim të kritikave të ashpra të saj ndaj një deklarate të Ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj. Në mesin e kësaj jave Mustafaj tha ne kanalin televiziv ALSAT të Tiranës se "Shqipëria nuk garantonte mosndryshimin e kufinjve me Kosovën dhe Maqedoninë në rast të ndarjes së Kosovës."
Ben Blushi, sekretar politik në PS tha të enjten në Parlament se kjo ishte një deklaratë lufte dhe se rezoluta duhej te hartohej sa me pare.
"Ministri i Jashtëm - tha Blushi,është përfaqesuesi me i lartë i shtetit në raport me fqinjët. Ai deklaron se Shqipëria mund të aneksojë territore dhe nuk jep asnjë garanci për të mbrojtur kufinjtë e saj territorialë me fqinjët. Parlamenti duhet të hartojë një rezolutë ku të garantojë kufinjtë me fqinjët dhe të theksojë që Shqipëria nuk ka orekse territoriale ndaj askujt. Deklarata e Mustafajt në diplomaci përkthehet si deklaratë lufte" perfundoi deputeti socialist, Ben Blushi.
Ndersa deputetja socialiste, Arta Dade, ish ministre e jashtme, hodhi idene e doreheqjes se Mustafait: "Nuk ka Minister te Jashtem qe te dale ndesh me politikat dhe programet e kaluara të Parlamentit dhe rezolutat e tij siç ka ndodhur me Mustafain dhe te vazhdoje te mbetet ne qeveri. Pra, eshte vetem fytyra e tij, por konceptet, mendimet dhe praktikat e kryeministrit."
Vetë, ministri i kryqëzuar të enjten nga opozita, Besnik Mustafaj përgënjeshtroi një interpretim te tillë të deklaratës. Ai, madje, shtoi se ajo është shkëputur nga konteksti i intervistes qe ai dha ne kanalin ALSAT."Nuk ka asnjë ndryshim në politikën e qeverisëshqiptare për Kosovën dhe rajonin.Jemi ata qe kemi qenë. Konseguentë dhe koherentë në sjelljen dhe qëndrimet tona lidhur me Kosovën dhe vendet fqinje."
Fati i rezolutes do tevendoset ne seancat e ardhme parlamentare.