Raporti i Dick Martyt & Përkujtimi i Holokaustit & Fjalimi vjetor i presidentit amerikan
28 Janar 2011Me një vëmendje të posaçme këtë javë u përcoll raporti i Dick Martyt dhe miratimi i një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Dick Marty akuzon rëndë ish-krerët e UÇK-së për krime dhe tregti me organe njerëzore. Rezoluta kërkon bashkëpunim të plotë të bashkësisë ndërkombëtare, Prishtinës, Tiranës dhe Beogradit për zbardhjen e plotë të së vërtetës lidhur me pohimet e Martyt për krime.
Për herë të parë në histori një president gjerman në ditën përkujtimore të viktimave të Holokaustit (27.01) mbajti fjalim në ish-kampin e përqëndrimit Aushvitc në Poloni. Pas vendosjes së kurorave të luleve së bashku me homologun e tij polak Bronislav Komorovski, presidenti gjerman tha se krimet e tilla nuk guxojnë të përsëriten kurrë më.
Më vëmendje të madhe këtë javë është pritur fjalimi vjetor i presidentit amerikan Barack Obama drejtuar kombit. Të dy partitë kryesore kanë kërkuar pas sulmit ndaj deputetes në Kongres Gabrielle Giffords, që politikanët e të dyja palëve të përfaqësojnë interesa mbipartiake. Shumë deputetë kanë vendosur që më të mos respektojnë rregullat e uljes sipas përkatësisë partiake.
Autor: Bahri Cani/ Ludger Kazmierczak/Christina Bergmann
Redaktoi: Bahri Cani