Përurohet institucioni dytë hebrej në Berlin
3 Shtator 2007Në kryeqytetin gjerman Berlin është përuruar qëndra e dytë hebreje pas Luftës së Dytë Botërore, e cila financohet kryesisht nga burime private. Drejtori i institucionit, që drejtohet nga lëvizja ortodokse "Chabad Lubawitsch", Yehuda Teichtal (Jehuda Tajqtal), tha se ngritja e qendrës është shprehje e besimit, që hebrejtë dhe jo-hebrejtë kanë ndaj Republikës Federale Gjermane. Ai deklaroi se atje do të përgatiten çdo vit dhjetë rabinë. Ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier (Frank Valter Shtajnmajer) tha se me këtë qendër vihen themele për një të ardhme ebreje në Gjermani. Për këtë ai është mirënjohës. Në ceremoninë e përurimit në Berlin Vilmerdorf morën pjesë ambasadorët e SHBA-ve dhe Rusisë si dhe 30 rabinë nga e gjithë bota. Qëndra përfshin krahas sinagogës, një salle festive, bibilotekës dhe banjës rituale edhe klasa mësimi dhe një restorant.