Putini tek Papa - takim politik dhe jo fetar?
13 Mars 2007Sot presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pritet në një vizitë tek papa Benedikti i 16. Ky është takimi i parë i politikanit rus ortodoks me kreun e kishës katolike. Shkak i vizitës në Itali janë konsultimet qeveritare ruso-italiane në qytetin e Barit. Nuk është vizita e parë e Putinit në Vatikan, por takimi i parë me papën gjerman.
Duke patur parasysh sukseset në afrimin gradual ndërmjet Romës dhe kishës së Lindjes parimisht me takimin lidhen shpresa të mëdha. Edhe pse ne rradhë të parë fjala është për vizitën e parë të Putinit te papa i ri gjatë një qëndrimi në Itali.
Biles është thënë se Putin sjell me vete në Vatikan metropolitin Kyrill. Ky do të ishte kleriku, i cili është përgjegjës për lidhjet me jashtë në patriarkatin rus. Por ndërkohë kisha ruse ortodokse bëri të qartë se takimi duhet parë si samit politik e jo si fetar. Metropoliti Kyrill ndoshta nuk shkon me të.
Me çdo vizitë të Putinit lidhej deri tani shpresa e nxituar, që kreu i shtetit mund të hapte rrugën për një takim ndermjet papës roman me patriarkun rus Aleksei II. Megjithëse Putini tregohet me qejf si i krishterë ortodoks që e praktikon fenë, në vizitat e tij në Romë kurrë nuk e ka ftuar paraardhesin e tij Gjon Palin e II. në Moskë, për të qenë i kujdesshëm me ortodoksinë.
Paraardhësit e Putinit Jelcini dhe Gorbaçovi e kishin ftuar papën polak në Moskë. Por kjo ndodhi, kur shanset për një vizitë të tillë ishin ende të këqia, se ortodoksia ruse nuk do të kishte lejuar takimin ndermjet papës dhe patriarkut. Deri në një takim të tillë do të zgjasë shumë shumë kohë. Edhe pse ministri i Vatikanit për çështjet e ekumenizmit kardinali Walter Kasper, në udhëtimin e papës Benedikti i 16. në Turqi mundi të dallonte sinjale të konsiderueshme të afrimit ndermjet Romës dhe ortodoksisë.
"Deri tani në këtë fazë të parë të dialogut kemi folur, për të përbashketat tona. Kjo është shumë, shumë më tepër se ajo që na ndan. Por tani duhet të flasim edhe për atë, që është e ndryshme, dhe se si do t´i kapërcejmë këto dallime. Kjo nuk është e lehtë dhe unë as nuk mendoj, se në këtë vit do t´i zgjidhim problemet. Por ne guxojmë që të punojmë për ta kapercyer këtë sfidë. Dhe mendoj, se ne jemi në gjendje. Sepse nderkohë është krijuar një besim i madh dhe besimi dhe miqësia janë parakushti, që të flasim për këto pika të vështira."
Për herë të parë prej gjashtë vjetesh në tetorin e kaluar u mblodh komisioni i përbashkët i teologjisë me shkencetarë dhe klerikë katolikë dhe ortodoksë. Por mbeten problemet permanente: Ortodoksia akuzon Vatikanin se po misionon për t´ia marrë besimtaret, gjë që roma e kundërshton me vendosmëri. Rivaliteti ndermjet kishave së lindjes që janë vënë nën ndikimin e papës dhe ortodoksisë ruse, që nuk e njeh primacinë e peshkopit të Romës është një tjetër fushë konflikti. Por për këto nuk do të flitet sot në bisedën e shkurtër ndermjet Putinit dhe papës. Më parë mund të flitet për rajonet e krizave si Lindja e Mesme, lufta kundër terrorit dhe konflikti ndermjet feve boterore.
Vladimir Putin takon papën në mbrëmje, nesër fillojnë në Bari në Italinë e jugut konsultimet e katërta italiano-ruse. Në kuader të tyre do të diskutohet edhe për çështjet e furnizimit me energji dhe marrëdhëniet ekonomike bilaterale. Sipas njoftimeve të fundit koncerni energjitik italian ENI akoma shtetëror planifikon të hyjë tek Gaspromi.