Putin presion Shkupit për mosmbështetje planit të Ahtisaarit
25 Qershor 2007Reklamë
Shkup: Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kërkuar nga presidenti Branko Cërvenkovski që Maqedonia të mos e mbështesë aq zëshëm planin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Putin dhe Cërvenkovski u takuan në Zagreb, të ftuar në samitin e Energjisë. Sipas mediave të Shkupit, Putini ka bërë të qartë se qëndrimi i Moskës zyrtare për planin e Ahtisaarit është diametralisht i kundërt me mbështetjen që Shkupi zyrtar i jep planit në fjalë.
Putin i ka shprehur Cërvenkovskit edhe gatishmërinë e Rusisë që të investojë në furnizimin me gaz në Maqedoni, dhe ka shprehur interesimin për të blerë termocentralin Negotino.