Putin: Paqja në Evropë nuk mund të krijohet, po qe se shkelen parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare
27 Korrik 2007Në konfliktin për zgjidhjen e statusit të Kosovës, presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar për rreziku i një lufte të re. "Paqja në Evropë nuk mund të ndërtohet, po qe se shkelen parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare" ka thënë Putin të premten në Moskë. Këtu bën pjesë edhe integriteti teritorial i një shteti. "Njerëzit në Serbi mbrojnë sot sovranitetin dhe integritetin territorial", citohet Putin nga Rojters. Ndërkohë sot ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq do të takohet në Uashington me Sekretaren amerikane të shtetit, Kondoliza Rajs si dhe me këshilltarin për siguri kombëtare, Stiven Hedli. Tema kryesore e bisedimeve do të jetë procesi për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Jeremiq shpreson se autoritetet amerikane janë tani më të gatshme të dëgjojnë argumentet dhe propozimet serbe për zgjidhjen e statusit.