Putin emëron një kryeministër të ri pas dorëheqjes së Fradkovit
13 Shtator 2007Reklamë
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin (Wladimir Putin) ka emëruar Viktor Zubkov (Wiktor Subkow) kryeministër të ri të vendit. Njoftimin e bëri publik zëdhënësi i parlamentit Boris Gryzlov, duke thënë se pritet që Duma ta miratojë propozimin e Putinit të premten më 14 shtator.
Hapi pasoi dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Mikhail Fradkov(Michail Fradkow). Kandidati i ri për kryeministër ka qenë në krye të agjencisë për hetimin e krimeve financiare.