Prokuroria në SHBA heton Blackwater
22 Shtator 2007Reklamë
Drejtësia në SHBA ka nisur hetimet kundër firmës private të sigurisë Blackwater. Firma akuzohet të ketë trafikuar ilegalisht armë në Irak të cilat janë shitur më pas në tregun e zi. Nga qarqet qeveritare u tha se ka prova të mjaftueshme për një padi. Hetimet po kryhen nga prokuroria në Karolinën e Veriut ku ndodhet selia e Blackwater. Zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes dhe asaj të jashtme po japin ndihmën e tyre në hetime. Blackwater u vu në qendër të kritikave në Irak pas vrasjes së 11 civilëve të paarmatosur kur punonjës të saj kishin hapur zjarr. Firma kujdeset për sigurinë e konvojeve të SHBA në Irak për llogari të qeverisë në Uashington. Ministrja e jashtme e SHBA Kondoliza Rajs urdhëroi hetime të plota pas incidentit.