Prokuroria kërkon dënimin me vdekje për një ish-ushtar amerikan
4 Korrik 2007Reklamë
Uashington: Për shkak të një masakre ndaj një familje irakiane prokuroria kërkoi dënimin me vdekje për një ish-ushtar amerikan. Nëse dëshmohet se 22 vjeçari Stiven Green është fajtor atëherë ai duhet të dënohet me vdekje, sqaroi prokurori përgjegjës në shtetin federal Kentaki. Green akuzohet se në mars të vitit 2006 bashkë me shokët e tij ka sulmuar një familje në qytetin Mahmudija. Me këtë rast është dhunuar dhe vrarë pastaj një vajzë 14 vjeçare, së bashku me tre pjestarë të tjerë të familjes. Ky akt pat shkaktuar indinjatë të thellë në mbarë botën.