Gauck: Vetëm e Evropa e Bashkuar mund të ketë sukses si aktore globale
22 Shkurt 2013Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, u ankua për krizën e besimit në Evropë. Gjendja e tanishme e kontinentit nuk mund të përshkruhet më vetëm si problem i monedhës euro, tha ai. "Kjo krizë nuk ka vetëm një përmasë ekonomike. Ajo është një krizë e besimit në projektin politik Evropa", theksoi Gauck gjatë një fjalimi mbi çështje thelbësore në Berlin. Në popull ka një pakënaqësi që nuk duhet të injorohet, tha presidenti. Shumë qytetarë lihen prapa me një ndjenjë pafuqie dhe mungese ndikimi, u shpreh ai.
Vetëm e Evropa e Bashkuar mund të ketë sukses si aktore globale
Presidenti vijoi duke thënë se procesi i intergimit evropian nuk duhet të kufizohet vetëm te ekonomia. Në të njëjtën kohë Gauck tha se vetëm një Evropë e Bashkuar mund ta mbrojë me sukses rolin e saj si aktor global. Ai i hodhi poshtë shqetësimet e partnerëve në Bashkimin Evropian prej dominimit gjerman. Ky fjalim para 200 të ftuarve është nisja e një serie veprimtarishë me anë të të cilave presidenti synon t'u japë shtytje dhe nxitje temave politike. I ashtuquajturi "Forumi Bellevue" do të zëvendësojë traditën e "Fjalimit Berlinez" të krijuar në vitin 1997 prej ish-presidentit Roman Herzog.