Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka mbërritur në Tiranë.
10 Qershor 2007.
Mireseardhjen ne aeroportin nderkombetar Nene Tereza te Tiranes, Presidentit Bush dhe zonjes se tij Laura ja kane uruar ministri i jashtem i Shqiperise Lulezim Basha, ambasadori shqiptar ne SHBA dhe ambasadorja amerikane ne Tirane, si dhe dy drejtuesit e grupeve parlamentare te Partise Demokratike dhe partise Socialiste Bamir Topi dhe Ben Blushi.
Presidenti amerikan dhe delegacioni qe e shoqeron po qendrojne ne Pallatin e Brigadave ne Tirane, ku ne nje ceremoni zyrtare te organizuar nga Presidenti Alfred Moisiu atij do ti akordohet nje dekorate e larte, Urdheri i arte i Flamurit.
Me pas ai do te kete bisedime me kryeministrin Sali Berisha, si dhe do te zhvilloje ne oret e para te pasdites nje takim me tre kryeministrat e Shqiperise Kroacise dhe Maqedonise, ne kuader te Nismes Kartes se Adriatik 3, per anetaresimin e tre vendeve ne NATO.
Tirana prej 24 oresh eshte e blinduar me mijera forca te policise dhe sherbimeve sekrete shqiptare dhe amerikane. Ne qiell prej oreve te para te mengjesit fluturojne avione patrullues per aresye sigurie.
Kryeministrat e dy vendeve të tjera ballkanike, kryeministri i Kroacisë dhe ai i Maqedonisë, do të marrin pjesë në një drekë pune me presidentin Bush dhe kryeministrin shqipëtar.Sipas ministrit të jashtëm të Shqipërisë,Lulëzim Basha,Kosova do të jetë një nga temat kryesore të takimit Bush-Berisha.
Sot mbasdite, presidenti Bush shkon në Bullgari, ku nesër do të ketë takime me zyrtarët e atij vendi, para se të kthehet në Uashington.