Presidentët Bush dhe Putin fillojnë bisedimet politike
2 Korrik 2007Reklamë
Uashington: Presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe homologu i tij rus Vlladimir Putin filluan bisedimet e tyre dyditore në Kenebankport të shtetit federal Mejn. Presidenti Putin është burrë i parë i shtetit që pritet nga presidenti Bush në rezidencën verore të prindërve të tij. Babai i Bushit, ish-presidenti Xhorxh Bush e ka pritur personalisht presidentin Putin në aeroport dhe e ka shoqëruar me helikopter për në rezidencë, ku është pritur nga presidenti aktual Bush. Takimi mbahet në atmosferë familjare. Nuk ka as përkthyes e as rend të caktuar dite. Pritet që temë kryesore e bisedimeve të jetë sistemi mbrojtës antiraketor amerikan në Evropë dhe çështja e statusit të Kosovës.